Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të Odës së Mjekëve të Maqedonisë, veçanërisht me zhvillimet në mbledhjen konstituive, ku nuk u respektua vullneti dhe përfaqësimi i mjekëve shqiptarë, të cilët përfaqësohen nga Shoqata jonë.
Nga shoqata thonë se zëvendëskryetari i zgjedhur dhe anëtari i zgjedhur i Këshillit Drejtues nuk e përfaqësojnë Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe nuk kanë mandat për të përfaqësuar qëndrimet apo vullnetin e mjekëve shqiptarë

