Informon Televizioni News
Në Ditën e Çlirimit të Qytetit të Kumanovës, Skender Osmani dhe Orhan Kurtishi kanë përkujtuar dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare nga Kumanova dhe rrethina.
Përmes një postimi, ata kanë rikujtuar kontributin e shqiptarëve në këtë luftë, duke theksuar se këtë e dëshmojnë edhe epitafet e gdhendura në Përmendoren e Qytetit.
Në mesin e të rënëve është edhe Aliriza Shaban Osmani, axha i Skender Osmanit, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.
Osmani dhe Kurtishi kanë bërë thirrje që edhe familjet e tjera të publikojnë fotografi të familjarëve të tyre që kanë rënë në këtë luftë, në mënyrë që kujtimi për ta të ruhet dhe të përcillet ndër breza.
Ata kanë theksuar se sakrifica e dëshmorëve është pjesë e historisë së Kumanovës dhe një dëshmi e kontributit për liri, barazi dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve!

