Sot është mbajtur seanca e XVII-të e Këshillit të Komunës së Likovës, ku këshilltarët komunalë kanë shqyrtuar dhe miratuar akte dhe vendime të ndryshme juridike, në përputhje me pikat e parapara në rendin e ditës.
Gjatë kësaj seance janë trajtuar çështje me rëndësi për funksionimin e komunës dhe interesat e banorëve të saj.
Nga Komuna e Likovës bëjnë të ditur se vendimet e marra synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunës.
Informon Televizioni News.

