Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

3 Nëntor, 2026

Haxhi Vasileva: Prokurorët nuk duhet të kenë frikë nga presionet

3 Nëntor, 2026

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

3 Nëntor, 2026

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

3 Nëntor, 2026

90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!

3 Nëntor, 2026

Ofroi garanci mbi 1.1 milion euro, lirohet nga paraburgimi Përparim Bajrami

3 Nëntor, 2026

Mexhiti nga Dibra: Rreth 2 mijë shqiptarë do të marrin vendime të përhershme pune, i japim fund pasigurisë

3 Nëntor, 2026

MPB-ja dënoi 434 shoferë për gjashtë orë, një kallëzim penal për vozitje të pakujdesshme

3 Nëntor, 2026

Miteva: “Rezultati i zgjedhjeve në Bërvenicë nuk do të ndikojë në koalicionin qeveritar”

3 Nëntor, 2026

Aferë me notat në Shtip: Universiteti distancohet nga dyshimet për korrupsion!

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 3 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ofroi garanci mbi 1.1 milion euro, lirohet nga paraburgimi Përparim Bajrami

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh. Sipas njoftimit të Gjykatës, ai do të lirohet nga burgu i Shkupit pasi hipoteka të regjistrohet në Kadastër. Vendimi është bërë i plotfuqishëm sot, pasi prokurori publik kompetent dhe palët e tjera në procedurë kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.

Përveç garancisë, Gjykata i ka caktuar edhe masa kujdesi për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës gjyqësore. Bajramit i merret pasaporta, i ndalohet pajisja me dokument të ri për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrohet të paraqitet rregullisht në Gjykatë.

Kërkesën për zëvendësimin e paraburgimit me garanci, mbrojtja e kishte dorëzuar më 14 tetor. Gjatë vendimmarrjes, Këshilli Penal ka marrë parasysh edhe afatin ligjor të paraburgimit. Nga Gjykata sqarojnë se në këtë rast paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë. Bajrami ishte paraqitur vetë për vuajtjen e masës më 9 shtator, prandaj afati përfundon më 8 nëntor.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 13 gusht kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, për të cilën, sipas njoftimit të Gjykatës, parashihet dënim me burg deri në pesë vjet. Paraburgimi i ishte caktuar më herët me propozim të Prokurorisë, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e ndjekjes. Me heqjen e paraburgimit dhe pranimin e garancisë, procedura gjyqësore kundër Bajramit do të vazhdojë.

Lexuar: 31

Lajme te ngjashme

Haxhi Vasileva: Prokurorët nuk duhet të kenë frikë nga presionet

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!

Mexhiti nga Dibra: Rreth 2 mijë shqiptarë do të marrin vendime të përhershme pune, i japim fund pasigurisë

MPB-ja dënoi 434 shoferë për gjashtë orë, një kallëzim penal për vozitje të pakujdesshme

Lajmet e fundit

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

3 Nëntor, 2026

Haxhi Vasileva: Prokurorët nuk duhet të kenë frikë nga presionet

3 Nëntor, 2026

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

3 Nëntor, 2026

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

3 Nëntor, 2026

90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!

3 Nëntor, 2026

Ofroi garanci mbi 1.1 milion euro, lirohet nga paraburgimi Përparim Bajrami

3 Nëntor, 2026

Mexhiti nga Dibra: Rreth 2 mijë shqiptarë do të marrin vendime të përhershme pune, i japim fund pasigurisë

3 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.