Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip ka reaguar pas hetimeve për keqpërdorim të dyshuar të sistemit elektronik të notave nga një punonjës.
Rektorati premton bashkëpunim të plotë me policinë dhe Prokurorinë, duke theksuar tolerancë zero ndaj korrupsionit.
“Nuk do të lejojmë të vihet në dyshim vlera e diplomave të studentëve të ndershëm”, porosisin nga universiteti, duke siguruar se procesi mësimor vazhdon normalisht.

