Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka uruar Arkin Jahijin për fitoren në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi ka shprehur kënaqësinë për fitoren e Jahijit, të cilin e ka cilësuar si mik të tij.
„Me zemër ja uroj fitoren mikut tim, kryetarit të ri të Bërvenicës, Arkin Jahijit. Bashkë shqiptarët dhe AKI arrijnë fitoren e madhe të mikut tim, ndërsa ata që menduan se do të fitonte kundërshtari, sonte e morën lajmin“, ka shkruar Arifi.
Informon Televizioni News.

