Është ndarë nga jeta Qani Jusufi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Haraçina.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar përmes njoftimeve nga familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke e kujtuar për kontributin dhe sakrificën e dhënë në periudhat më sfiduese.
Nëpërmjet mesazheve ngushëlluese, të afërmit i janë drejtuar familjes Jusufi me lutje për forcë dhe durim në këto momente të vështira, duke u lutur që Allahu ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me Xhenet.
Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të të ndjerit.

