Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas konferencës së sotme për media të ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, të cilët thanë se nuk e konsiderojnë dorëheqjen si përgjigjen e duhur pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gashi ka kritikuar dy ministrat, duke kërkuar që ata të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje.
“Keni dështuar. Mos u fshihni pas konferencave për media. Jepni dorëheqje”, ka shkruar Gashi.
Ai e ka shoqëruar reagimin me fotografinë nga konferenca e mbajtur sot nga Gërvalla dhe Sveçla.

