Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Turqisë, Alper Aktash, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Me këtë rast, Shasivari theksoi miqësinë e qëndrueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, duke shprehur besimin se partneriteti dypalësh do të thellohet edhe më tej, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
Ai i përcolli popullit turk urimet më të përzemërta për paqe, përparim dhe mirëqenie.

