Emisioni hulumtues “MAT” ka zbuluar detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Në videon e publikuar dëgjohet Arlinda duke përshkruar kufizimet dhe kërcënimet me të cilat, sipas deklaratës së saj, ishte përballur. Ajo kishte kërkuar që ajo familje të largohej, duke treguar se nuk e lejonin as të ushqehej, të pinte ujë apo të shikonte televizor.
Më poshtë deklarata:
Në shtëpi janë njerëz që nuk kanë vendim gjykate me jetu në atë shtëpi. Po ashtu, asnjëherë më parë nuk kanë jetuar këtu por vetëm nga marrja e aktvendimit për urdhër-mbrojtje.
Unë jam bashkëpronare, këta ma kanë uzurpuar shtëpinë, nuk munden me bashkëjetu me mua e as nuk munden me qenë mysafir. Po më kërcënojnë, nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë, as televizor me shiku, plus me jetë po më kërcënojnë, edhe rryma u ndal e panë edhe policia që nuk ka rrymë, se e ndalen rrymën.
Kërkoj që këta me ma liru shtëpinë deri në përfundimin e çështjes ngase unë jam bashkëpronare dhe dua të kthehem sipas vendimit në shtëpi. Po ndihem e rrezikuar për jetë, pas ndaljes së rrymës, kanosjes së plakes aty, edhe të miturës, nuk dua të bi në nivelin e tyre për fyerje e fjalët që vazhdimisht i përdorën për kaq orë.

