Katërmbëdhjetëvjeçarja nga Kërçova, zhdukjen e së cilës e kishte denoncuar nëna e saj, është kthyer në shtëpinë e gjyshes në Tetovë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 28 tetor, vajza është paraqitur në SPB Tetovë, në praninë e gjyshes së saj 64-vjeçare, duke njoftuar se ishte kthyer në banesën e saj.
Zhdukja e të miturës ishte denoncuar më 24 tetor nga nëna e saj 32-vjeçare, banore e Kërçovës.

