Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në Dublin zhvilloi takim me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane të Parlamentit irlandez dhe kryetarin e tij, Barry Ward.
Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, Agjendën e Reformave dhe rolin e Presidencës irlandeze në avancimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
„Zgjerimi duhet të mbetet proces i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita. Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete edhe para anëtarësimit“, theksoi Sali.
Ai veçoi pagesat më të lira përmes Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe mundësitë e reja për qytetarët dhe bizneset si shembuj të përfitimeve që mund të sjellë afrimi gradual me Bashkimin Evropian.
Sali theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me reformat dhe angazhimin për një perspektivë evropiane të besueshme.

