Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shqiptari “fshesaxhi” në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari!

28 Tetor, 2026

Shasivari-OSBE: Bashkëpunim i vazhdueshëm për reforma konkrete dhe drejtësi më efikase

28 Tetor, 2026

Qeveria merr kredi prej 70 milionë euro nga Sparkasse Bank për financimin e buxhetit

28 Tetor, 2026

Vrasësit e kryeministrit serb Xhinxhiq u bënë shkrimtarë: Legija botoi 27 libra nga burgu, edhe Kalinić e Jovanović rrëfyen versionet e tyre

28 Tetor, 2026

Në Strazhë bie borë, shoferët apelohen për kujdes në rrugët malore !

28 Tetor, 2026

Arsimtari nga Kumanova kujton nxënësin e tij që u bë pjesë e përjetësisë kombëtare!

28 Tetor, 2026

Arrestohet Albert Syla, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt!

28 Tetor, 2026

Ministria e Energjetikës: Po vazhdon ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë, përgatitet edhe lidhja me Serbinë

28 Tetor, 2026

Formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve-gazetaria e lirë, prioritet i Qeverisë!

28 Tetor, 2026

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

28 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 28 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arsimtari nga Kumanova kujton nxënësin e tij që u bë pjesë e përjetësisë kombëtare!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

FAIK IBRAHIMI, ISH-NXËNËSI IM QË U BË PJESË E PËRJETËSISË KOMBËTARE

Shkruan: Etem Xheladini

Kujtimi i një kujdestari klase për nxënësin që flijoi rininë për lirinë e atdheut

Ka kujtime që koha nuk i zbeh, emra që historia nuk i harron dhe sakrifica që mbeten përjetësisht të gdhendura në ndërgjegjen e një kombi. I tillë është edhe kujtimi për dëshmorin e kombit, Faik Ibrahimi, ish-nxënësin tim, të cilin sot e kujtoj jo vetëm me krenarinë e një shqiptari, por edhe me emocionin e thellë të një kujdestari klase, që dikur përcillte hapat e tij të rinj drejt jetës. Faik Ibrahimi u lind në vitin 1981 në Kumanovë. Në qershor të vitit 2001, gjatë luftimeve në fshatin Mateç, në Komunën e Likovës, ai ra dëshmor, duke flijuar jetën në mbrojtje të drejtave, lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve. Sot, emri i tij nderohet dhe qëndron i gdhendur në Sheshin e Dëshmorëve në fshatin Hotël, si simbol i një sakrifice që tejkalon kufijtë e jetës së një individi dhe bëhet pjesë e kujtesës sonë kolektive.
SI KUJDESTAR I KLASËS, E KUJTOJ ME MALL NXËNËSIN TIM; SI SHQIPTAR, E NDEROJ DËSHMORIN E KOMBIT
Të shkruash për një dëshmor është përgjegjësi historike e morale. Por, kur dëshmori ka qenë nxënësi yt, kur e ke njohur në vitet e formimit të tij dhe kur e ke përcjellë si mësimdhënës në rrugëtimin e tij rinor, fjala merr një peshë edhe më të madhe, ndërsa kujtimi bëhet më i ndjeshëm e më i dhimbshëm.
E kujtoj Faikun si ish-nxënësin tim, si një të ri që kishte përpara jetën, ëndrrat dhe mundësitë e veta. Askush nuk mund ta përshkruajë plotësisht dhimbjen që ndien një mësimdhënës kur një nxënës i tij nuk arrin t’i përjetojë vitet që i takonin, sepse fati i kohës e thërret në një rrugë të rëndë sakrifice.
Ai u nda nga jeta në moshën kur rinia sapo nis t’i shijojë frytet e ëndrrave të saj. Në vend që ta vazhdonte rrugën e jetës, Faiku u bë pjesë e historisë, në vend që të ndërtonte të ardhmen e vet, dha jetën që të tjerët të kishin mundësinë ta ndërtonin të ardhmen e tyre në liri. Për mua, ai nuk është vetëm një emër në faqet e historisë. Ai është ish-nxënësi im, kujtimi i të cilit më lidh me një periudhë të jetës sime si kujdestar klase dhe më kujton se pas çdo emri të një dëshmori qëndron një jetë e re, një familje, një histori njerëzore dhe një dhimbje që nuk shuhet lehtë. Sakrifica e Faik Ibrahimit nuk do të harrohet kurrë, ajo do të mbetet e gdhendur në kujtesën time personale, në kujtesën e familjes së tij, në ndërgjegjen e atyre që e njohën dhe në historinë e popullit tonë. Emri i tij na kujton se liria ka një çmim të lartë dhe se pas çdo dite të jetuar në paqe qëndrojnë sakrifica, lot dhe jetë të ndërprera para kohe.
MIRËNJOHJE E PËRJETSHME PËR DËSHMORIN DHE FAMILJEN E TIJ FISNIKE
Përulem me respekt të thellë para kujtimit të dëshmorit Faik Ibrahimi dhe shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë dëshmorët e martirët e kombit, si dhe për familjet e tyre fisnike, të cilat përjetuan dhimbjen më të rëndë që mund të përjetojë një prind, një bashkëshort, një vëlla apo një familje, humbjen e njeriut të dashur në rrugën e sakrificës për liri. Familjeve të dëshmorëve u takon jo vetëm respekti ynë, por edhe mirënjohja e përhershme e shoqërisë. Dhimbja e tyre nuk mund të matet me fjalë, ndërsa kontributi i tyre në historinë tonë nuk mund të shlyhet nga koha. Ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë tonë meritojnë të kujtohen me dinjitet, përulësi dhe përgjegjësi, jo vetëm në ditë përkujtimore, por në çdo ditë të jetës sonë.
Si ish-kujdestar klase i Faikut, e ndiej si detyrim njerëzor e moral që kujtimi për të të mos mbetet vetëm një përvjetor në kalendar. Ai duhet të jetë pjesë e edukimit të brezave të rinj, pjesë e kujtesës sonë historike dhe një thirrje për ta vlerësuar lirinë, paqen, arsimin, unitetin dhe dinjitetin njerëzor.
Brezi i ri duhet ta kuptojë se liria nuk është një dhuratë që erdhi vetvetiu. Ajo është një vlerë e çmuar, e lidhur me sakrificat e shumë njerëzve, të cilët lanë pas ëndrrat e tyre që brezat pasues të mund të jetonin me më shumë siguri, dinjitet dhe shpresë. Nderimi më i madh për Faik Ibrahimin dhe të gjithë dëshmorët është që emrat e tyre të mos mbeten vetëm të shkruar në gur, por të jetojnë në ndërgjegjen tonë, në veprat tona dhe në përkushtimin tonë për një shoqëri më të drejtë, më të bashkuar dhe më njerëzore. I dashur ish-nxënësi im, Faik , vitet kalojnë, brezat ndërrohen, por disa kujtime mbeten përgjithmonë. Ti nuk je më mes nesh, por emri yt vazhdon të jetojë. Për mua do të mbetesh gjithmonë nxënësi që jeta nuk e lejoi t’i përmbushte të gjitha ëndrrat e rinisë, por që sakrifica e bëri pjesë të përjetësisë kombëtare. Sot, me mallin e një kujdestari klase, me respektin e një mësimdhënësi dhe me krenarinë e një shqiptari, përulem para kujtimit tënd. Uroj që emri yt të kujtohet gjithmonë me nderim dhe që brezat e ardhshëm ta njohin sakrificën tënde, jo vetëm si pjesë të historisë, por edhe si dëshmi të vlerës së lirisë. Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Faik Ibrahimi. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që flijuan jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë. Respekt, mirënjohje dhe nderim i përjetshëm për familjet e tyre fisnike. Kujtimi i tyre qoftë i përjetshëm, sakrifica e tyre qoftë amanet për brezat dhe liria jonë qoftë vlera që dimë ta ruajmë, ta çmojmë e ta përcjellim me përgjegjësi te pasardhësit tanë.

” “

Me respekt të thellë dhe kujtim të përhershëm, Etem Xheladini, Ish-kujdestari i klasës së dëshmorit Faik Ibrahimi

Lexuar: 173

Lajme te ngjashme

Shasivari-OSBE: Bashkëpunim i vazhdueshëm për reforma konkrete dhe drejtësi më efikase

Qeveria merr kredi prej 70 milionë euro nga Sparkasse Bank për financimin e buxhetit

Në Strazhë bie borë, shoferët apelohen për kujdes në rrugët malore !

Ministria e Energjetikës: Po vazhdon ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë, përgatitet edhe lidhja me Serbinë

Formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve-gazetaria e lirë, prioritet i Qeverisë!

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Lajmet e fundit

Shqiptari “fshesaxhi” në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari!

28 Tetor, 2026

Shasivari-OSBE: Bashkëpunim i vazhdueshëm për reforma konkrete dhe drejtësi më efikase

28 Tetor, 2026

Qeveria merr kredi prej 70 milionë euro nga Sparkasse Bank për financimin e buxhetit

28 Tetor, 2026

Vrasësit e kryeministrit serb Xhinxhiq u bënë shkrimtarë: Legija botoi 27 libra nga burgu, edhe Kalinić e Jovanović rrëfyen versionet e tyre

28 Tetor, 2026

Në Strazhë bie borë, shoferët apelohen për kujdes në rrugët malore !

28 Tetor, 2026

Arsimtari nga Kumanova kujton nxënësin e tij që u bë pjesë e përjetësisë kombëtare!

28 Tetor, 2026

Arrestohet Albert Syla, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt!

28 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.