Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vrasësit e kryeministrit serb Xhinxhiq u bënë shkrimtarë: Legija botoi 27 libra nga burgu, edhe Kalinić e Jovanović rrëfyen versionet e tyre

28 Tetor, 2026

Në Strazhë bie borë, shoferët apelohen për kujdes në rrugët malore !

28 Tetor, 2026

Arsimtari nga Kumanova kujton nxënësin e tij që u bë pjesë e përjetësisë kombëtare!

28 Tetor, 2026

Arrestohet Albert Syla, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt!

28 Tetor, 2026

Ministria e Energjetikës: Po vazhdon ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë, përgatitet edhe lidhja me Serbinë

28 Tetor, 2026

Formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve-gazetaria e lirë, prioritet i Qeverisë!

28 Tetor, 2026

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

28 Tetor, 2026

Më pak të mitur në polici, më shumë fëmijë viktima

28 Tetor, 2026

Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

28 Tetor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 28 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ministria e Energjetikës: Po vazhdon ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë, përgatitet edhe lidhja me Serbinë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërtimi i gazsjellësit ndërkonektiv me Greqinë, përgatitjet për lidhjen me Serbinë dhe aktivitetet për vënien në funksion të linjave të ndërtuara në vend janë pjesë e zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe kompania shtetërore NOMAGAS po punojnë për të siguruar furnizim më të qëndrueshëm, qasje në burime të ndryshme të gazit natyror dhe lidhje më të mira rajonale.

Gazsjellësi me Greqinë, 43 kilometra të salduara

Në gazsjellësin ndërkonektiv me Greqinë, i cili shtrihet në një gjatësi prej 68 kilometrash në territorin e Maqedonisë së Veriut, po zhvillojnë punimet ndërtimore. Sipas të dhënave të projektit të dorëzuara më 19 tetor, janë siguruar 64 kilometra tuba, janë salduar 43 kilometra, ndërsa 18 kilometra janë vendosur në kanale. Shpronësimi i tokave ka arritur në 97 për qind.

” “

Kontrata për realizimin e projektit është nënshkruar më 7 maj 2025, ndërsa përfundimi parashihet në mesin e vitit 2027. Financimi përfshin grant investues dhe kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

*Përgatitet gazsjellësi me Serbinë*

Paralelisht, po zhvillohen përgatitjet për gazsjellësin ndërkonektiv me Serbinë, i cili parashihet të ketë gjatësi prej 23 kilometrash në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Pas nënshkrimit të kontratës më 27 gusht 2026, kanë nisur aktivitetet për përcaktimin e trasesë dhe hartimin e projektit. Sipas dokumentacionit, financimi parashihet të sigurohet nga mjetet vetanake të NOMAGAS-it.

*277 kilometra linja vendore në përgatitje për përdorim*

Ministria njofton se po ndërmerren edhe aktivitete për vënien në funksion të linjave ekzistuese të gazsjellësit Kletovcë–Negotinë, Negotinë–Manastir dhe Shkup–Tetovë–Gostivar.

Në dy linjat e para po realizohen punime për servisimin, kontrollin e integritetit dhe tharjen e tubacioneve, ndërsa këto aktivitete parashihet të vazhdojnë edhe në linjën Shkup–Tetovë–Gostivar. Të tri linjat kanë gjatësi të përgjithshme prej 277 kilometrash.

Sipas Ministrisë, kontrollet teknike dhe përgatitjet janë hapa të domosdoshëm për vënien e sigurt të tyre në funksion.

*Ministria: Ndryshimet buxhetore nuk nënkuptojnë heqje dorë nga gazifikimi*

Duke iu përgjigjur reagimeve të LSDM-së dhe së Majtës lidhur me rishikimin e buxhetit, Ministria thekson se ndryshimet buxhetore duhet të vlerësohen në bazë të destinimit të mjeteve, kushteve për shfrytëzimin e tyre dhe mundësive për realizim gjatë vitit aktual.

“Ndryshimi në nënprogramin ‘Gazifikimi’ nuk duhet të barazohet automatikisht me shkurtimin e mjeteve për ndërtimin e gazsjellësve”, thuhet në sqarimin e Ministrisë.

Sipas institucionit, mjetet për të cilat ishte dhënë më herët shpjegim ishin planifikuar për blerjen dhe ruajtjen e gazit natyror për rezerva strategjike. Për realizimin e kësaj procedure, përveç sigurimit të gazit dhe hapësirës për magazinim, nevojitet edhe kapacitet i sigurt transportues deri në Maqedoninë e Veriut.

Ministria sqaron se mundësitë e kufizuara për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare përmes Bullgarisë ndikojnë në realizimin e furnizimit sipas dinamikës së planifikuar.

Për këtë arsye, sipas saj, ndryshimet buxhetore nuk duhet të interpretohen si vendim për braktisjen e gazifikimit.

Ministria thekson se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është proces i veçantë, me kontrata, burime financimi dhe faza konkrete teknike. Realizimi i gazsjellësit me Greqinë, përgatitjet për lidhjen me Serbinë dhe puna për vënien në funksion të linjave vendore janë treguesit mbi bazën e të cilëve, sipas saj, duhet të vlerësohet progresi i projektit.

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Në Strazhë bie borë, shoferët apelohen për kujdes në rrugët malore !

Arsimtari nga Kumanova kujton nxënësin e tij që u bë pjesë e përjetësisë kombëtare!

Formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve-gazetaria e lirë, prioritet i Qeverisë!

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Më pak të mitur në polici, më shumë fëmijë viktima

Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Lajmet e fundit

Vrasësit e kryeministrit serb Xhinxhiq u bënë shkrimtarë: Legija botoi 27 libra nga burgu, edhe Kalinić e Jovanović rrëfyen versionet e tyre

28 Tetor, 2026

Në Strazhë bie borë, shoferët apelohen për kujdes në rrugët malore !

28 Tetor, 2026

Arsimtari nga Kumanova kujton nxënësin e tij që u bë pjesë e përjetësisë kombëtare!

28 Tetor, 2026

Arrestohet Albert Syla, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt!

28 Tetor, 2026

Ministria e Energjetikës: Po vazhdon ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë, përgatitet edhe lidhja me Serbinë

28 Tetor, 2026

Formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve-gazetaria e lirë, prioritet i Qeverisë!

28 Tetor, 2026

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

28 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.