Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

26 Tetor, 2026

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

26 Tetor, 2026

Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë në zgjidhje politike

26 Tetor, 2026

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

26 Tetor, 2026

Xhamia e Ropalcës grumbulloi 5.300 euro për xhaminë e Tabanocit

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Daut Haradinaj nga Aleanca ka paralajmëruar pasoja ligjore ndaj kujtdo që e përmend mbiemrin Haradinaj pa fakte.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe ndaj avokates që kishte përfaqësuar viktimën Arlinda Zekajt, duke pyetur pse shqetësimet për ndikimin e pretenduar të të dyshuarit nuk ishin ngritur dhe nuk ishte kërkuar reagim institucional para tragjedisë.

Haradinaj i ka bërë thirrje edhe Odës së Avokatëve të Kosovës që të reagojë ndaj deklarimeve të tilla.

Ai ka kërkuar llogaridhënie institucionale, shkarkime dhe ndëshkime, duke theksuar se dështimi i shtetit për t’i mbrojtur gratë është dështim i rëndë i institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Haradinaj ka mohuar që familja e tij të jetë mburojë për dikë, duke shtuar se kushdo që ndihet i kërcënuar për shkak të lidhjeve të mundshme me familjen Haradinaj mund t’i kontaktojë drejtpërdrejt.

Postimi i plotë:

Ngjarja e rëndë e mbrëmshme në Pejë, ku iu mor mizorisht jeta një nëne, Arlinda Zekajt, sot më së paku ka nevojë për moral politik e parlamentar. Ka nevojë për llogaridhënie të drejtpërdrejtë, shkarkime dhe ndëshkime.

Kushdo që e lidh dorasin me njerëz të fuqishëm, duke u thirrur në presupozime se gjoja ka pasur krahë të fortë dhe se askush nuk ka mundur t’i bëjë asgjë, duhet ta kuptojë se heshtja, tolerimi dhe mosveprimi përballë rasteve të tilla mund të ju bëjnë bashkëfajtorë në një krim që mund të ishte parandaluar.

Sa i përket avokates që ka përfaqësuar Arlinda Zekajn, shtrohet pyetja: Pse nuk u ngritën këto shqetësime dhe nuk u kërkua reagim institucional para se të ndodhte kjo tragjedi? Nëse ka pasur pretendime se dorasi gëzonte mbrojtje apo ndikim për shkak të lidhjeve me familjen Haradinaj, këto pretendime duhej të trajtoheshin me përgjegjësi dhe përmes rrugëve institucionale, përpara se të ndodhte një tragjedi e tillë. Po ashtu, Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të reagojë ndaj deklarimeve të tilla dhe të sqarojë çdo çështje që bie në përgjegjësinë e saj profesionale.

Fotografitë edhe me Zotin nëse i ke, nuk e arsyetojnë këtë krim makabër. Askush nuk mund ta përdorë mbiemrin Haradinaj për të krijuar përshtypjen se dikush është i paprekshëm.

Nuk është hera e parë që përballemi me tentativa të tilla, duke na veshur me afera si Pandora, çështje pronash e akuza për banditizëm, të cilat faktikisht kanë rezultuar të jenë fabrikime. Familja ime dhe mbiemri Haradinaj nuk janë mburojë për askënd, përveç asaj që kemi mbrojtur gjithmonë: lirinë dhe institucionet e Kosovës. Vetëm këto të dyja i mbrojmë.

Dështimi i shtetit për t’i mbrojtur gratë që bëhen viktima të dështimit katastrofal të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë është krim mbi krim.

Kushdo që e përmend mbiemrin tonë pa asnjë fakt, do të përballet me pasoja ligjore. Po ashtu, kushdo që mendon se mund të kërcënojë dikë duke u thirrur në këtë mbiemër, do të përballet me të njëjtat pasoja. Dhe, në fund, kushdo që ndihet i kërcënuar për shkak se dikush ka çfarëdo lloj lidhjeje me ne, le të na kontaktojë drejtpërdrejt.

Lufta me armë për ne përfundoi në vitin 1999. Që nga ajo ditë, e vetmja luftë që kemi është ajo për sigurinë e çdo qytetari të Kosovës, për sovranitetin e saj dhe për të ardhmen e saj.

Lexuar: 53

Lajme te ngjashme

Nesër varroset Arlinda Zekaj

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

Lajmet e fundit

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

26 Tetor, 2026

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.