Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

26 Tetor, 2026

Filipçe: Pas Vuçiqit dhe Orbanit, radha i vjen Mickoskit – po shembet “oktapodi kriminal ballkanik”!

26 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Filipçe: Pas Vuçiqit dhe Orbanit, radha i vjen Mickoskit – po shembet “oktapodi kriminal ballkanik”!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerësoi se ndryshimet politike në rajon po dobësojnë atë që e quajti “oktapodi kriminal ballkanik”, duke paralajmëruar se pas Aleksandar Vuçiqit dhe Viktor Orbanit, radha do t’i vijë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në një konferencë për media, Filipçe tha se zhvillimet në Hungari dhe Serbi paralajmërojnë fundin e lidhjeve politike, biznesore dhe mediatike, të cilat, sipas tij, mbajnë në këmbë regjimet e korruptuara në rajon.

Ai akuzoi pushtetin e Mickoskit se ndjek modelin e Partisë Përparimtare Serbe, ndërsa Vuçiqin e cilësoi si mentor politik të kryeministrit maqedonas. Sipas tij, këto lidhje ushqejnë kapjen e shtetit, errësirën mediatike dhe korrupsionin.

Filipçe ngriti gjithashtu pretendime për interesa biznesore në sektorin e energjetikës, tregtinë me energji elektrike dhe sektorin financiar. Ai përmendi kompaninë “Rudnap”, ministren Sanja Bozhinovska, Dushan Adamoviqin dhe hyrjen e “Alta Bankës” në tregun maqedonas.

Kreu i LSDM-së bëri edhe akuza për lidhje të personave nga pushteti serb me trafikun e drogës dhe për marrëdhëniet e tyre me kompani në Maqedoninë e Veriut, që sipas tij, janë të afërta me kryeministrin Mickoski.

Ai kritikoi edhe mediat “Alo” dhe “Euronews”, duke pretenduar se veprojnë në Maqedoninë e Veriut pa regjistrimin e duhur dhe përdoren për propagandë e diskreditimin e kundërshtarëve politikë.

Filipçe tha se edhe vetë ka qenë cak i publikimeve që i cilësoi si të pavërteta dhe diskredituese, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të japin llogari një ditë.

Sipas tij, ndryshimet politike në rajon tregojnë se po i vjen fundi modelit të ndërtuar mbi lidhjet politike dhe biznesore.

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.