Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ka filluar vaksinimi pa pagesë kundër gripit me sezon për grupet e rrezikuara në Maqedoninë e Veriut

21 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump-Putin, nesër do të niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

21 Tetor, 2026

Shasivari takoi ambasadoren Dreksler: Gjermania në krah të reformave tona!

21 Tetor, 2026

Prokuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

21 Tetor, 2026

Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës, nga spitali japin detaje për gjendjen e tij

21 Tetor, 2026

Mickoski në Mal të Zi, në tryezën rajonale për integrimin në BE

21 Tetor, 2026

Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

21 Tetor, 2026

Dëshmitari: Bordi i Lotarisë nuk votoi veçmas për blerjen e terminaleve prej 9,7 milionë eurosh

21 Tetor, 2026

Venera Azizi: Po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

21 Tetor, 2026

DAP: Dy të tretat e të ardhurave në vend vijnë nga pagat, milioneri më ri është 4 vjeç

21 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 21 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Venera Azizi: Po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Likova e Kumanova, e deri te Shkupi, Çairi, Tetova, Gostivari, Struga, Kërçova e Dibra, 45 autoambulancat e para nga gjithsej 100 të siguruarat kanë nisur të lëshohen në përdorim për shëndetësinë publike.   Këto automjete për ndihmë të parë janë tërësisht të pajisura, duke mundësuar që pacienti të marrë kujdesin mjekësor që në momentin e transportit deri në institucionin shëndetësor.    “Do t’u ndahen të gjitha institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë. Duke nisur nga Likova, mandej Kumanova, Shkupi, kuptohet këtu bën pjesë edhe Çairi, Tetova, Gostivari, Struga, Kërçova, Dibra.”, – deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi për RTVM. Përfaqësuesit qeveritarë theksojnë se ky investim adreson një nevojë urgjente të personelit mjekësor, të cilët shpesh janë ballafaquar me mungesë automjetesh për të mbuluar njëkohësisht kërkesat në shumë zona.   Në kuadër të planeve të ardhshme, autoritetet kanë nisur bisedimet që brenda vitit 2027, me mbështetjen e partnerëve financiarë, të sigurohen edhe 50 autoambulanca shtesë.    “Gjithsesi se do të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore, duke marrë parasysh edhe investimet që planifikojmë t’i realizojmë në periudhën e ardhshme në sektorin e shëndetësisë konkretisht në Kërçovë dhe Tetovë”, – theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.    Pajisjet e ambulancave përfshijnë defibrilator/monitor të avancuar me funksion stimulimi kardiak dhe monitorimi, si dhe sisteme për furnizim me oksigjen dhe mbështetje respiratore për të rritur, fëmijë dhe të porsalindur.   Ato kanë gjithashtu barelë automatike, sistem hidraulik që ul dridhjet gjatë transportit, dezinfektim të integruar me ozon dhe sisteme moderne të sigurisë aktive të automjetit.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Ka filluar vaksinimi pa pagesë kundër gripit me sezon për grupet e rrezikuara në Maqedoninë e Veriut

Shasivari takoi ambasadoren Dreksler: Gjermania në krah të reformave tona!

Mickoski në Mal të Zi, në tryezën rajonale për integrimin në BE

Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

Dëshmitari: Bordi i Lotarisë nuk votoi veçmas për blerjen e terminaleve prej 9,7 milionë eurosh

DAP: Dy të tretat e të ardhurave në vend vijnë nga pagat, milioneri më ri është 4 vjeç

Lajmet e fundit

Ka filluar vaksinimi pa pagesë kundër gripit me sezon për grupet e rrezikuara në Maqedoninë e Veriut

21 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump-Putin, nesër do të niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

21 Tetor, 2026

Shasivari takoi ambasadoren Dreksler: Gjermania në krah të reformave tona!

21 Tetor, 2026

Prokuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

21 Tetor, 2026

Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës, nga spitali japin detaje për gjendjen e tij

21 Tetor, 2026

Mickoski në Mal të Zi, në tryezën rajonale për integrimin në BE

21 Tetor, 2026

Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

21 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.