Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shasivari takoi ambasadoren Dreksler: Gjermania në krah të reformave tona!

21 Tetor, 2026

Prokuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

21 Tetor, 2026

Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës, nga spitali japin detaje për gjendjen e tij

21 Tetor, 2026

Mickoski në Mal të Zi, në tryezën rajonale për integrimin në BE

21 Tetor, 2026

Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

21 Tetor, 2026

Dëshmitari: Bordi i Lotarisë nuk votoi veçmas për blerjen e terminaleve prej 9,7 milionë eurosh

21 Tetor, 2026

Venera Azizi: Po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

21 Tetor, 2026

DAP: Dy të tretat e të ardhurave në vend vijnë nga pagat, milioneri më ri është 4 vjeç

21 Tetor, 2026

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit për lirim nga paraburgimi

21 Tetor, 2026

Është zhdukur një person në Gostivqr, po kërkohet rreth Vardarit

21 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 21 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit për lirim nga paraburgimi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente6 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit, ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore.

Siç ka mësuar Klan Kosova, kërkesa e mbrojtjes ka qenë që të anulohet vendimi i Themelores dhe që Geci të lirohet.

Mbrojtja ka kërkuar që, nëse nuk aprovohet kërkesa për lirim, atëherë ajo masë të zëvendësohet me masën e ndalimit për t’ju afruar personit ose vendit të caktuar, raporton Klankosova.tv.

Por, Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes, duke e vërtetuar vendimin e ankimuar.

Avokati i të pandehurit, Besnik Berisha, në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit ka pretenduar se ngjarja duhet të shqyrtohet në tërësi dhe pa u kufizuar në deklarimet e veçuara që kanë shërbyer si bazë e kërkesës së Prokurorisë.

“Përmbajtja e publikimit që i ka paraprirë takimit, rrethanat në të cilat është kërkuar sqarimi, komunikimet ndërmjet personave të përfshirë dhe sjellja e tyre e mëvonshme përbëjnë pjesë të të njëjtit kontekst faktik”, ka pretenduar avokati.

Ai ka pretenduar se “këto rrethana kanë rëndësi jo vetëm për vlerësimin e kuptimit të deklarimeve që i atribuohen z.Geci por edhe për shqyrtimin e pretendimit se ekziston rreziku aktual i përsëritjes së veprës penale. Vlerësimi i tyre nuk kërkon përcaktimin përfundimtar të përgjegjësisë penale, por një kontroll të kujdesshëm të bazës faktike mbi të cilën është mbështetur ndërhyrja në të drejtën e tij për liri. Z. Geci ka dhënë shpjegime të hollësishme lidhur me arsyet që e kishin shtyrë të kërkonte takimi me z. Mehmetaj, duke theksuar se qëllimi i tij ishte të kundërshtonte një publikim që, sipas perceptimit të tij, mund të shkaktonte pasoja të rënda për sigurinë dhe reputacionin e familjes”.

“Një shqetësim i tillë nuk e përcakton vetvetiu karakterin juridik të veprimeve të mëvonshme sikurse nuk mund të shërbejë si arsyetim për përdorimin e ndonjë kanosjeje eventuale”.

Për këtë arsye, pretendon mbrojtja, “gjykata ka pasur detyrim të shqyrtojë nëse deklarimet që i atribuohen z.Geci janë shprehje të një kërcënimi serioz ndaj të dëmtuarit apo pjesë e një komunikimi përmes të cilit ai ka synuar, sipas versionit të tij, të paralajmërojë për pasoja të mundshme të përshkallëzimit të mosmarrëveshjes”.

Më tej, avokati i tij ka pretenduar se “aktvendimi i atakuar mbështetet ndër të tjera në deklarimet e të dëmtuarit, në komunikimet e përmendura ndërmjet personave të përfshirë, në publikimet në rrjetet sociale edhe në rrethanat e pranisë së z. Geci pran objektit televiziv”.

Mbrojtja tha se nuk e konteston se këto materiale mund të jenë relevante për vlerësimin e dyshimit të bazuar, por “ajo kundërshton mënyrën se si nga ekzistenca e tyre është kaluar te përfundimi mbi përmbushjen e këtij standardi, pra një ballafaqim të mjaftueshëm me shpjegimet e dhëna nga z. Geci dhe pa një analizë të qartë të lidhjes së secilës provë me elementet e veprës penale të pretenduar”.

“Pretendimet lidhur me mungesën e rrethanave konkrete që arsyetojnë rrezikun e përsëritjes së veprës penale, në rastin konkret, aktvendimi e ndërlidh rrezikun e përsëritjes me deklarimet që i atribuohen z. Geci gjatë takimit me të dëmtuarin dhe me praninë e tij të mëvonshëm pran objektit të TV-së Dukagjini. Edhe nëse këto rrethana vlerësohen si relevante për rrezikun, ato nuk e përjashtojmë detyrimin e gjykatës për të analizuar shpjegimet e dhëna nga z. Geci, komunikimet e mëvonshme ndërmjet personave të përfshirë dhe sjelljet e tij pas ngjarjes”, u tha ndër të tjera në kërkesën e mbrojtjes.

U tha po ashtu se “mbrojtja nuk e konteston se e kaluara e z.Geci mund të merret në konsideratë gjatë vlerësimit të kushteve të paraburgimit, në kufijtë e përcaktuar me ligj”.

Mbrojtja ka pretenduar se “mangësia më e theksuar e aktvendimit qëndron në arsyetimin për pamjaftueshmërinë e masave më të buta”.

“Gjykata ka vlerësuar se arrestimi shtëpiak nuk do të ishte masë e përshtatshme me arsyetimin se ai nuk do ta pengonte z. Geci të komunikonte përmes mjeteve elektronike apo rrjeteve sociale, por nëse gjykata konsideron se rreziku i pretenduar nuk kufizohet në afrimin fizik por mund të shfaqet edhe përmes komunikimeve të drejtpërdrejta apo elektronike, atëherë kërkohet një vlerësim i veçantë i mundësisë së caktimit të arrestimit shtëpiak, me kufizimin ose ndalimin e kontakteve sipas nenit 181 par 3 të KPP-së, kjo dispozitë përcakton bazë të shprehur ligjore për kufizimin e kontakteve ndera par 4 deri n 6 të të njëjtit nen përcaktojnë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe pasojat e shkeljes së masës. Nga sa u tha, rezulton se gjykata nuk ka bërë një shqyrtim të mjaftueshëm të masave më të buta”, ka pretenduar mbrojtja e Gani Gecit.

Por, Kolegji i Apelit ka thënë se pajtohet me vlerësimin e gjykatës së shkallës së parë se përmes provave të ofruara “tani për tani” provohet “ekzistimi i dyshimit të bazuar se” i pandehur e ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Ndërkaq, pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj ish-deputetit Gani Geci më 14 tetor, avokati i gazetarit Lirim Mehmetaj, Labinot Vata, ka kërkuar hetim të plotë të rastit dhe mbrojtje efektive të klientit të tij, duke e cilësuar kanosjen për të imponuar largimin e një publikimi si të kundërligjshme.

“Si avokat i gazetarit Lirim Mehmetaj, e vlerësoj caktimin e paraburgimit, pas kërkesës së Prokurorisë, si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e sigurisë së tij dhe zhvillimin e papenguar të procedurës. Fakti se Gani Geci ka kërkuar heqjen e një postimi të gazetarit, duke e shoqëruar kërkesën me kanosjen “nëse s’e heq postimin, kemi me u vra”, janë serioze. Kanosja për të imponuar largimin e një publikimi në kuadër të punës gazetareske është e kundërligjshme dhe cenon lirinë e shprehjes dhe ushtrimin e profesionit. Çdo pretendim ndaj një publikimi duhet të ndiqet përmes mjeteve ligjore. Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit. Asnjë gazetar nuk duhet ta ushtrojë profesionin nën kërcënim”, kishte thënë Vata.

Rasti kishte nisur më 13 tetor, kur Mehmetaj ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” dhe tha se pas publikimit të një postimi lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nga kjo familje i kanë kërkuar ta fshijë postimin ose ta ndryshojë përmbajtjen.

Mehmetaj ka thënë se pas refuzimit për ta larguar postimin, ka lajmëruar rastin në Polici për kanosje. /Klankosova.tv

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

Prokuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës, nga spitali japin detaje për gjendjen e tij

Gani Geci përfundon në Spitalin e Pejës

Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks

Burime nga Dogana e Qafë Thanës: Plumba gome që përhapin edhe gaz vijnë nga Maqedonia e Veriut

Protestat në vend, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Lajmet e fundit

Shasivari takoi ambasadoren Dreksler: Gjermania në krah të reformave tona!

21 Tetor, 2026

Prokuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

21 Tetor, 2026

Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës, nga spitali japin detaje për gjendjen e tij

21 Tetor, 2026

Mickoski në Mal të Zi, në tryezën rajonale për integrimin në BE

21 Tetor, 2026

Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

21 Tetor, 2026

Dëshmitari: Bordi i Lotarisë nuk votoi veçmas për blerjen e terminaleve prej 9,7 milionë eurosh

21 Tetor, 2026

Venera Azizi: Po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

21 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.