Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

18 Tetor, 2026

Televizioni publik belg: Policia shqiptare po përdor plumba gome që shkaktojnë plagë shumë serioze

18 Tetor, 2026

Donacion nga Zvicra për shkollën “Toli Zordumis”, pranohen 200 karrige dhe 100 banka shkollore me vlerë prej 68.850 frangash

18 Tetor, 2026

Lindur e rritur krenar në bjeshkët e Topojanit, në Kukës!

18 Tetor, 2026

Të shtëna në Saraj, plagoset një person

18 Tetor, 2026

Mexhiti në terren me urbanistin Bajram Vardar: Masterplani për Çairin po jetësohet!

18 Tetor, 2026

Lulzim Aliti nga Kumanova kritikon ambasadorin Meidani pse po hesht për protestën e studentëve në Shqipëri

18 Tetor, 2026

Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë kokë boshë

18 Tetor, 2026

KF Besa triumfon bindshëm ndaj FK Reçicës, fiton me rezultat 3:0!

18 Tetor, 2026

Tri tentativa për vjedhje në tri xhami të Tetovës, arrestohet 38-vjeçari

18 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 18 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çmimi i cigareve në Gjermani mund të arrijë deri në 14 euro

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çmimi i cigareve në Gjermani pritet të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Bundestagu gjerman, mbrëmjen e 15 tetorit, miratoi ndryshimet ligjore për rritjen graduale të taksës së duhanit, me votat e grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës, CDU/CSU dhe SPD.

Si pasojë e rritjes së taksave, çmimi mesatar i një pakete me 20 cigare, që aktualisht kushton pak më shumë se 8 euro, pritet të arrijë në afro 12 euro deri në vitin 2030. Ndërsa cigaret e markave të njohura mund të kushtojnë deri në 14 euro për paketë.

Rritja e çmimeve do të prekë edhe duhanin për mbështjelljen e cigareve në mënyrë individuale. Ndryshimet ligjore parashikojnë gjithashtu rritjen e taksave për purot, duhanin për nargjile dhe lëngjet për cigaret elektronike.

Qeveria pret 12 miliardë euro të ardhura shtesë

Qeveria federale gjermane pret që rritja e taksës së duhanit t’i sjellë buxhetit rreth 12 miliardë euro të ardhura shtesë brenda katër vjetësh.

Vetëm në vitin 2027 parashikohet që të ardhurat shtesë të arrijnë në 1,5 miliardë euro, ndërsa në vitin 2030 pritet një rritje prej 4,5 miliardë eurosh. Vitin e kaluar, shteti gjerman arkëtoi 17,6 miliardë euro nga taksa e duhanit, njofton DW.

Megjithatë, industria e duhanit shpreh dyshime për këto parashikime. Përfaqësuesit e saj paralajmërojnë se rritja e çmimeve mund t’i shtyjë konsumatorët drejt tregut të zi, duke dëmtuar tregtarët që operojnë në mënyrë të ligjshme.

Ky shqetësim është ndarë edhe nga disa deputetë të Unionit CDU/CSU.

Deputeti i CDU-së, Carsten Brodesser, u shpreh në favor të një rritjeje më të moderuar të taksës, me qëllim që konsumatorët të mos orientohen drejt cigareve të blera në vende të tjera të Bashkimit Evropian apo drejt produkteve të tregut të paligjshëm.

“Në fund, nuk do të arrihet as rezultati i dëshiruar fiskal dhe as stabilizimi i tregut të ligjshëm të duhanit”, paralajmëroi Brodesser.

Pavarësisht kundërshtimeve, propozimi u miratua në orët e vona të mbrëmjes në Bundestag, me votat e CDU/CSU-së dhe SPD-së. Kundër votuan dy deputetë nga grupi parlamentar i CDU/CSU-së.

Rritja e taksave synon të shtojë të ardhurat e shtetit gjerman, por mbetet për t’u parë nëse çmimet më të larta do të sjellin të ardhurat e parashikuara apo do të nxisin kalimin e një pjese të konsumatorëve drejt tregut të paligjshëm. (INA)

Lexuar: 253

Lajme te ngjashme

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

Televizioni publik belg: Policia shqiptare po përdor plumba gome që shkaktojnë plagë shumë serioze

Lindur e rritur krenar në bjeshkët e Topojanit, në Kukës!

Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë kokë boshë

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Publikon pamje nga protesta

Rama mesazh protestuesve: Po ika unë ndërpritet rruga për në BE

Lajmet e fundit

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

18 Tetor, 2026

Televizioni publik belg: Policia shqiptare po përdor plumba gome që shkaktojnë plagë shumë serioze

18 Tetor, 2026

Donacion nga Zvicra për shkollën “Toli Zordumis”, pranohen 200 karrige dhe 100 banka shkollore me vlerë prej 68.850 frangash

18 Tetor, 2026

Lindur e rritur krenar në bjeshkët e Topojanit, në Kukës!

18 Tetor, 2026

Të shtëna në Saraj, plagoset një person

18 Tetor, 2026

Mexhiti në terren me urbanistin Bajram Vardar: Masterplani për Çairin po jetësohet!

18 Tetor, 2026

Lulzim Aliti nga Kumanova kritikon ambasadorin Meidani pse po hesht për protestën e studentëve në Shqipëri

18 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.