Këshilltari komunal në Kumanovë, Lulzim Aliti, ka kritikuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, për atë që e cilëson si heshtje ndaj protestave të studentëve në Shqipëri. Në një status publik, Aliti ka krahasuar qëndrimin e ambasadorit ndaj protestave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut me atë ndaj protestave në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje për zbatimin e parimeve demokratike. “Ambasador Denion Meidani, kur studentët në Maqedoninë e Veriut protestonin, mbështetja juaj për ta ishte e dëgjueshme. Por kur studentët protestojnë në Shqipëri, papritur mbizotëron heshtja!”, shkruan Aliti. Ai thekson se të drejtat e studentëve duhet të vlejnë njësoj, pavarësisht kufijve shtetërorë. “Studentët janë studentë kudo, apo jo, zoti Ambasador? Apo edhe solidariteti paska kufij?”, shprehet Aliti. Aliti e mbyll statusin e tij me pyetjen: “A je kësajde o Ambasador?”/TV NEWS

