Disa rrugë në Kumanovë nesër do të jenë të mbyllura për qarkullim për shkak të shënimit të 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, regjimi i veçantë i komunikacionit do të jetë në fuqi nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në disa pjesë të rrugëve “Goce Dellçev”, “11 Tetori”, “Done Bozhinov”, “Revolucioni i Tetorit”, “Ivo Lola Ribar”, “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” dhe “Gjorçe Petrov”.
Policia do të ndërmarrë masa për rregullimin dhe devijimin e trafikut, ndërsa u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.
Ndërkohë, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, në ceremoninë e shënimit të festës në Kumanovë pritet të marrë pjesë edhe kreu shtetëror, i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.

