Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar katër prioritete konkrete për Radiovcën, me fokus te infrastruktura, hapësirat publike dhe zgjidhja e çështjeve që prekin drejtpërdrejt banorët.
Plani përfshin:
* zgjerimin e rrugës magjistrale R2233 me një metër;
* zgjidhjen e çështjes së tokës ndërtimore përgjatë lumit të Bogovinjës;
* vendosjen e ndriçimit në fushën sportive të shkollës;
* rikonstruksionin e rrugicave në Radiovcë.
Huseini thotë se këto janë ndër ndërhyrjet që synon t’i trajtojë në kuadër të programit të tij për Bërvenicën.
Në fund Huseini e përmbyll statusin me këtë mesazh: Radiovcë ti meriton më shumë, NDRYSHIMI më afër se kurrë!

