Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Përplasje e ashpër në emision: Adem Salihaj dërgon mesazh, Shaban Syla nxjerr përgjimet e Nazim Bllacës ku LDK-ja fliste kundër UÇK-së

8 Tetor, 2026

Rritje e ndjeshme e turizmit gjatë festës kombëtare

8 Tetor, 2026

Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike

8 Tetor, 2026

Të dielën reshje të rrëmbyeshme, nga e marta priten edhe reshje bore

8 Tetor, 2026

Marta Kos: Ballkani Perëndimor nuk mbetet jashtë, e ardhmja e tij është në BE

8 Tetor, 2026

Nga Kur’ani te qendra amerikane, Silicon Valley: I riu nga Shkupi që po lidh besimin me teknologjinë

8 Tetor, 2026

Ministri Shasivari në Stamboll: E ardhmja e drejtësisë është përgjegjësi e përbashkët

8 Tetor, 2026

Lotaria Shtetërore tronditet nga skandali: Dy shefe në pranga, dyshohet për përvetësim të 1.3 milionë eurove

8 Tetor, 2026

Kumanovë: 59-vjeçari përfundon në polici, dyshohet se ka kërcënuar nënën

8 Tetor, 2026

Gjorgjievski: Automjetet e specializuara për NP “Higjiena komunale” iu dorëzuan Qytetit

8 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 8 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Saranda Imeri Stafai i përgjigjet Arbër Ademit: Gjuha shqipe nuk preket, mjaft me manipulime

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Tetor, 2026Updated:6 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai i është përgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, lidhur me pretendimet për gjuhën shqipe duke e akuzuar për manipulim, frikësim dhe krijim të krizave artificiale.

Stafai thekson se gjuha shqipe nuk është prekur dhe nuk do të preket, ndërsa i bën thirrje Ademit dhe BDI-së që të ndalojnë, siç shprehet ajo, politikën e frikës dhe destabilizimit.

“Kur ju mungon kauza, shpikni lajme, krijoni huti dhe përpiqeni të trembni qytetarët. Por qytetarët nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen më lehtë”, deklaron Imeri Stafai.

Ajo i drejtohet drejtpërdrejt Ademit dhe BDI-së, duke i kërkuar të reflektojë dhe të fokusohet në ndërtimin e një alternative politike, në vend të prodhimit të krizave artificiale.

” “

“O Arbër, është koha të reflektoni. Po ecni në drejtimin e gabuar. Në vend që të prodhoni kriza artificiale, shikoni përpara. Krijoni vizion. Jepni një alternativë politike që i përgjigjet të ardhmes së shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve”, shprehet deputetja e VLEN-it.

Ajo gjithashtu e zhvendos debatin te gjendja e brendshme e BDI-së, duke thënë se një parti nuk mund të mbahet vetëm nga një kryetar dhe duke ironizuar rezultatin elektoral të Ali Ahmetit në vendbanimin e tij.

“Një parti nuk mbahet gjallë vetëm nga një kryetar. Aq më pak kur ai nga vendbanimi i tij vjen veç me 1000 vota, edhe atë të mbushura që në mëngjes!”, thotë ajo.

Sipas saj, BDI-në ndër vite e kanë mbajtur dhe e kanë çuar në fitore shumë individë, të cilët kanë ndërtuar reputacion dhe kanë fituar besimin e qytetarëve përmes rezultateve të tyre.

Në fund, Imeri Stafai apelon që BDI-ja të largohet nga politika e së kaluarës dhe të përballet me realitetin politik.

“Koha e politikës së frikës po përfundon. Qytetarët duan qetësi, zhvillim, përfaqësim dhe vizion. Jo skenarë të vjetër, jo panik dhe jo destabilizim”, përfundon ajo postimin në Fejsbuk.

Lexuar: 140

Lajme te ngjashme

Të dielën reshje të rrëmbyeshme, nga e marta priten edhe reshje bore

Nga Kur’ani te qendra amerikane, Silicon Valley: I riu nga Shkupi që po lidh besimin me teknologjinë

Ministri Shasivari në Stamboll: E ardhmja e drejtësisë është përgjegjësi e përbashkët

Lotaria Shtetërore tronditet nga skandali: Dy shefe në pranga, dyshohet për përvetësim të 1.3 milionë eurove

Kumanovë: 59-vjeçari përfundon në polici, dyshohet se ka kërcënuar nënën

Gjorgjievski: Automjetet e specializuara për NP “Higjiena komunale” iu dorëzuan Qytetit

Lajmet e fundit

Përplasje e ashpër në emision: Adem Salihaj dërgon mesazh, Shaban Syla nxjerr përgjimet e Nazim Bllacës ku LDK-ja fliste kundër UÇK-së

8 Tetor, 2026

Rritje e ndjeshme e turizmit gjatë festës kombëtare

8 Tetor, 2026

Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike

8 Tetor, 2026

Të dielën reshje të rrëmbyeshme, nga e marta priten edhe reshje bore

8 Tetor, 2026

Marta Kos: Ballkani Perëndimor nuk mbetet jashtë, e ardhmja e tij është në BE

8 Tetor, 2026

Nga Kur’ani te qendra amerikane, Silicon Valley: I riu nga Shkupi që po lidh besimin me teknologjinë

8 Tetor, 2026

Ministri Shasivari në Stamboll: E ardhmja e drejtësisë është përgjegjësi e përbashkët

8 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.