Raporton: Televizioni News
KF Bashkimi nga Kumanova ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sadush Sherifit, një prej tifozëve më besnikë të klubit dhe një prej anëtarëve të parë në formimin e tifogrupit “Ilirët”. Klubi e kujton Sadushin si pjesë të pandashme të familjes zi e gjelbër, duke i shprehur ngushëllime familjes Sherifi, të afërmve, miqve dhe gjithë tifozëve të “Ilirëve”.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sadush Sherifit, një prej tifozëve më besnikë të FC Bashkimi 1947 dhe një prej anëtarëve të parë në formimin e tifogrupit “Ilirët”.
Sadushi ishte pjesë e pandashme e familjes së madhe zi e gjelbër, duke e mbështetur klubin me përkushtim dhe dashuri ndër vite.
Në këto momente të dhimbshme, FC Bashkimi 1947 i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, të afërmve, miqve dhe të gjithë tifozëve të “Ilirëve”.
Allahu e mëshiroftë Sadushin dhe familjes së tij ua dhëntë sabrin. 🤲
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
🖤💚 FC BASHKIMI 1947

