Kreu i ASh-së Arben Taravari në intervistën per emisionin “Dialog te Lajmi”, ka fol edhe për krahasimin e aktsve gjenocidale te kriminelit te luftes Ratko Mlladiq me ato të UÇK-së.
“Jam shumë lumtur që në këtë proces, në Gjykatën Speciale në Hagë u përdëftua se nuk ka gjenocid, aspak për këto katër njerëz…dhe nuk ka kështu them keq, si të them, krim ndaj njerëzimit. A po bisedohej për transplantim të organeve, shitje të organeve, keqtrajtim të njerëzve dhe fatmirësisht u përdëftua se këto të gjitha janë trillime dhe ky, ky proces gjyqësor e pastroi këtë punë. Absolutisht vazhdoj, jo vazhdoj të mendoj, por çdo njeri pak që ka inteligjencë normale nuk mund ta krahasojë Mlladiqin me krerët e UÇK-së. Pse? Sepse krerët e UÇK-së e kanë mbrojtë vendin e vet, ka qenë luftë nacional-çlirimtare për kosovarët dhe, çdo njeri normal në Kosovë i përjeton si çlirimtarë, pavarësisht bindjeve politike. Dhe këta njerëz nuk kanë shkuar në Serbi, në Bosnje apo në Kroaci Nuk kanë bërë …apo në Maqedoni. Ata e kanë mbrojtë tokën e vet, vendin e vet dhe përjetohen si çlirimtarë të Kosovës dhe njerëz të cilët e ndërtuan shtetin e ri të Kosovës, kurse te Mlladiqi është komplet tjetër, akuzohet për gjenocid. Njeriu nuk ka bërë mbrojtje të tokës vetë Serbisë, ai ka bërë agresion dhe vrasje masive në Bosnje, mund të ketë edhe në vende tjera të cilat unë nuk jam i informuar për, por për Bosnjen e di. Kështu që është perversitet i vërtetë që të krahasohen krerët e UÇK-së dhe Ratko Mlladiqi. Por ekzistojnë tendenca të tilla, sidomos prej qendrave të caktuara, po edhe në disa mediume maqedonase. Çdo kund ne e kemi për obligim moral t’ua sqarojmë njerëzve që të kthjellohen dhe ta kuptojnë ku është dallimi Mlladiqi edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Arben Taravari në “Dialog të Lajmi”, të cilin e udhëheq Sefer Tahiri.

