Një 55-vjeçar nga Kumanova është arrestuar dje, pasi policia gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij ka gjetur mjete piroteknike.
Më 29.09.2026, në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, me urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë e I.T. (55) nga fshati Tabanoc, Kumanovë, me ç’rast janë gjetur mjete piroteknike, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç bëjnë të ditur nga policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës./Televizioni News

