Raporton : Televizioni News
Rent kudo, Urim për Isni
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!“
— Fan S. Noli
Nga Marathonomaku i Nolit, simbol i qëndresës, guximit dhe vullnetit të palëkundur, te maratonisti ynë Isni Aliji, i cili sfidoi veten në një prej maratonave më prestigjioze në botë – Maratonën e Berlinit.
Plot 42,195 kilometra, mes dhjetëra mijëra garuesve nga mbarë bota, Isniu arriti të kalojë vijën e finishit me kohën 4:50:31.
Të përshkosh një distancë të tillë dhe të kalosh vijën e finishit në një maratonë të këtij niveli nuk është thjesht një rezultat sportiv. Është dëshmi e vullnetit, disiplinës, sakrificës, durimit dhe këmbënguljes për të mos u dorëzuar deri në kilometrin e fundit.
Sot, Isni Aliji nuk na përfaqëson vetëm në një garë sportive. Ai na kujton se përballë çdo sfide, hapi më i rëndësishëm është të vazhdosh përpara.
Urime, Isni!
Na bëre krenarë si bashkëvendës dhe dëshmove se me vullnet, punë dhe këmbëngulje, edhe finishi më i largët mund të arrihet.
Të uroj edhe shumë kilometra, sfida të reja dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tënd sportiv!
Vazhdo të vraposh drejt ëndrrave! 🏃♂️🔥🇦🇱
Menshir Misini

