MPB Maqedoni njofton se dje (28.09.2026), në periudhën kohore prej orës 17:00 deri në orën 22:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion të përforcuar të kontrollit drejtuar vozitësve të mjeteve të lehta elektrike, përkatësisht trotinetëve elektrikë.
Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 167 shkelje. Pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë me mosmbajtjen e jelekut reflektues gjatë drejtimit të trotinetit elektrik në kushte të natës dhe mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse.
“Nga Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor janë konstatuar 81 shkelje, në territorin e SPB Ohër 26, ndërsa në territorin e SPB Manastir 23 shkelje. Shkeljet e tjera janë konstatuar në territorin e sektorëve të tjerë të punëve të brendshme”.
“Në kuadër të kontrollit janë konfiskuar dy trotinetë elektrikë. Për të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me rregulloret ligjore. Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 206 shkelje të llojeve të tjera”.
“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në rrugë”, thonë nga MPB.

