Isni Aliji, djali i Vaksincës që jeton dhe punon në Gjermani, na bëri krenarë të gjithëve me një arritje të jashtëzakonshme. Në BMW Berlin Marathon 2026, në distancën prej 42.3 kilometrash, Isni Aliji arriti të zërë vendin e dytë, mes rreth 60.000 pjesëmarrësve.
Pas këtij suksesi qëndrojnë shumë sakrificë, përkushtim, disiplinë dhe orë të tëra stërvitjeje. Isnia dëshmoi se me vullnet dhe dashuri për sportin, mund të arrihen rezultate që na bëjnë të gjithëve krenarë.
Më shumë se një medalje, ky është një mesazh i fuqishëm për rininë tonë: të zgjedhim sportin, shëndetin dhe një jetë të shëndetshme, duke qëndruar larg veseve të dëmshme.
Urime Isni për këtë sukses të madh!
Vaksinca krenohet me ty!
Shembulli yt le të jetë frymëzim për brezat e rinj!
Burimi: Fshati Vaksincë

