Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mustafa Dauti:Implementuam Fazën e 6 të Sistemit të Ri të Kompjuterizuar për Tranzit në Dogana me standard të BE

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtoria e Doganave po kalon përmes një transformimi të rëndësishëm digjital. Për ne, teknologjia nuk është vetëm një mjet për ta modernizuar punën, por një mënyrë për ta bërë administratën doganore më të shpejtë, më efikase, më të sigurt dhe më afër qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, thotë zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti.

‘Me implementimin e Fazës së 6 të Sistemit të Ri të Kompjuterizuar për Tranzit, kemi bërë një hap të rëndësishëm në modernizimin e procedurave të tranzitit dhe në harmonizimin e punës tonë me standardet që zbatohen në Bashkimin Evropian. Sistemi mundëson paraqitjen e një deklarate të vetme tranziti së bashku me njoftimet e sigurisë, duke kontribuar në lehtësimin e tregtisë, rritjen e sigurisë dhe reduktimin e mundësive për vonesa në pikat kufitare, thotë Dauti.

Ai thekson se një tjetër sistem i rëndësishëm është Sistemi i Menaxhimit të Rrezikut, i cili përmes analizës së të dhënave nga fusha të ndryshme doganore ndihmon në identifikimin më të saktë të rasteve me rrezik dhe në realizimin e kontrolleve më efikase dhe më të fokusuara. Kjo na mundëson që teknologjinë dhe të dhënat t’i përdorim për vendimmarrje më të informuar.

‘Në kuadër të digjitalizimit të kontrolleve dhe hetimeve po zhvillohet edhe Sistemi i Menaxhimit të Kontrolleve dhe Hetimeve. Ky sistem i integruar synon të mundësojë menaxhimin elektronik të aktiviteteve të kontrollit, hetimeve dhe inteligjencës, duke përmirësuar gjurmueshmërinë e rasteve, standardizimin e të dhënave dhe integrimin e proceseve. Me këtë sistem, synohet një qasje më e strukturuar dhe më efikase në menaxhimin e kontrolleve dhe hetimeve doganore.

” “

Një hap i ri në këtë transformim janë edhe Smart Borders – Kufijtë Inteligjentë, përmes të cilëve teknologjia po shtrihet drejtpërdrejt në terminalet kufitare. Projekti parasheh automatizimin e terminaleve doganore përmes rampave dhe peshoreve digjitale, kamerave analitike dhe sistemeve për njohjen automatike të targave. Këto teknologji do të mundësojnë lidhjen e të dhënave të automjeteve, peshimit, videombikëqyrjes dhe procedurave doganore, duke mundësuar regjistrim më të shpejtë dhe më të automatizuar të importit, eksportit dhe tranzitit.

Të gjitha këto zhvillime po sjellin një transformim të rëndësishëm në mënyrën se si funksionon Dogana. Ky transformim nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por me krijimin e një mënyre më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më transparente të punës, në funksion të një Dogane më moderne dhe më të përgatitur për sfidat e së ardhmes, theksoi zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti.

Lexuar: 278

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.