Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trondit krimineli nga Kumanova: Vrisja për para!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje të grave në rajonin e Kumanovës, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Kumanovës pranoi se ka vrarë tri gra dhe se qëndron pas dy tentativave për vrasje.

Bojkovski, i cili në seancat e mëparshme nuk e kishte pranuar fajësinë, para gjykatës ka përsëritur disa herë se kishte vrarë “tri gjyshe”, por, sipas raportimeve nga salla e gjyqit, nuk ka qenë i qartë kur është pyetur për emrat konkretë të viktimave.

Ai ka deklaruar se motivi i vrasjeve kanë qenë paratë, duke i hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë se veprat i kishte kryer për shkak të shtysave seksuale dhe nekrofilike.

Prokuroria e akuzon për gjithsej katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje, të kryera në periudhën nga janari i vitit 2025 deri në shkurt të vitit 2026 në Kleçovcë, Dragomancë, Star Nagoriçan dhe Çellopek.

” “

Sipas aktakuzës, shumica e viktimave ishin gra të moshuara dhe të pambrojtura, të cilat jetonin vetëm. Prokuroria pretendon se veprat janë kryer për motive të ulëta dhe me qëllim që i akuzuari të kënaqte shtysat e tij seksuale mbi trupat e grave të vrara.

Në seancën e sotme është prezantuar edhe ekspertiza psikiatrike. Psikiatri Stojan Bajraktarov ka deklaruar para gjykatës se Bojkovski ka qenë i vetëdijshëm dhe i aftë për të kontrolluar veprimet e tij në momentet kur, sipas aktakuzës, janë kryer veprat.

Në ekspertizën e mëparshme ishte konstatuar se te i akuzuari janë vërejtur karakteristika psikopatike, shtysa të pakontrolluara seksuale dhe nekrofilike, si dhe mungesë pendese dhe empatie ndaj viktimave.

Mbrojtja kishte kërkuar të shqyrtohej mundësia që Bojkovski të dërgohej për trajtim psikiatrik, ndërsa Prokuroria e kundërshtoi një kërkesë të tillë, duke theksuar se ekspertët e kanë vlerësuar atë si të përgjegjshëm për veprimet e tij.

Prokurori Ljubomir Lape deklaroi se Bojkovski ka të drejtë të zgjedhë vetë mënyrën se si do të mbrohet, por theksoi se gjatë hetimit, para prokurorit publik, ai i kishte pranuar veprat për të cilat tani akuzohet.

Sipas prokurorit, në seancën e sotme i akuzuari nuk ka mundur të saktësojë qartë cilën nga katër vrasjet e mohon, ndërsa ndaj disa pyetjeve të përsëritura ka dhënë përgjigje pohuese. Prokuroria pretendon se disponon edhe prova të tjera materiale që e mbështesin aktakuzën.

Rasti u zbulua pasi te disa prej grave të ndjera u shfaqën dyshime shtesë për vdekje të dhunshme. Për disa prej viktimave u kryen zhvarrime, pasi fillimisht ishin varrosur me pretendimin se kishin vdekur nga shkaqe natyrore.

Në aktakuzë janë përfshirë katër vrasje – në Kleçovcë në janar 2025, në Dragomancë në qershor të të njëjtit vit, në Star Nagoriçan në janar 2026 dhe në Çellopek në shkurt 2026.

Bojkovski akuzohet edhe për dy tentativa për vrasje në Çellopek. Dy gratë që i mbijetuan sulmeve tashmë kanë dëshmuar para gjykatës.

Për shkak të lëshimeve gjatë përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së disa prej viktimave, ndaj dy mjekëve që kishin kryer kontrollet e vdekjeve në rajonin e Kumanovës është ngritur kallëzim penal, ndërsa lënda është marrë përsipër nga Prokuroria në Shkup.

Për veprat për të cilat akuzohet Bojkovski, sipas Kodit Penal, mund të shqiptohet dënim me burgim prej së paku dhjetë vjetësh ose burgim i përjetshëm.

Fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor janë caktuar për 6 tetor, pas së cilës pritet të shpallet aktgjykimi.

Lexuar: 1 149

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.