Raporton Televizioni News
Fadil Pushkolli ka njoftuar se, pas një interviste dhe marrjes në pyetje, është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Pas lirimit, Pushkolli ka shprehur falënderim për pjesëtarët e policisë, duke veçuar në veçanti pjesëtarët shqiptarë për korrektësinë, respektin dhe sjelljen profesionale gjatë gjithë procedurës. “Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!”, ka shkruar Pushkolli./Televizioni News

