Raporton Televizioni News
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, arrestimi është bërë bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe dhe se rasti lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.
Postimi i plotë:
🔴 NJOFTIM PËR ARRESTIMIN TIM
Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe.
Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia.

