Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kosova dhe Lugina e Preshevës bëhen bashkë në Nju Jork në takimet me kongresistët amerikanë

22 Shtator, 2026

Agon Ferati: Rastet e Hagës për Maqedoninë nuk do të hapen

22 Shtator, 2026

Trump përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

22 Shtator, 2026

Hapet konkursi i 48-të botëror i aftësive

22 Shtator, 2026

Thirrje humanitare për bekim shabanin nga kumanova – 45-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë

22 Shtator, 2026

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

22 Shtator, 2026

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

22 Shtator, 2026

Protestë në Gjykatën e Kumanovës, 75 të punësuar kërkojnë dorëheqjen e kryetares Manev

22 Shtator, 2026

Mbyllet Konsullata e Kosovës në Strugë – ja ku do të kryhen shërbimet konsullore!

22 Shtator, 2026

“Jo në emrin tim”, më 1 tetor marsh paqësor në Prishtinë

22 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 22 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Thirrje humanitare për bekim shabanin nga kumanova – 45-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Shtator, 2026Updated:22 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Raporton: Televizioni News

Një thirrje humanitare po qarkullon për të ndihmuar Bekim Shabanin, 45-vjeçarin nga Kumanova, i cili po përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për transplantim të mëlçisë.

Bekimi, i cili për vite me radhë ka punuar si vëlla medicinal në spital dhe është kujdesur për pacientët, sot ndodhet vetë në një situatë ku ka nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve.

Ai është baba i pesë djemve dhe, sipas familjarëve, me një të ardhur ka punuar vazhdimisht për të siguruar familjen dhe të ardhmen e fëmijëve të tij.

Pas ekzaminimeve mjekësore në spitalin İstinye University Medical Park Gaziosmanpaşa në Stamboll, mjekët specialistë kanë rekomanduar transplantimin e mëlçisë, i cili duhet të realizohet sa më shpejt.

Kostoja e parashikuar e ndërhyrjes është 55 mijë euro, shumë kjo që familja Shabani nuk mund ta përballojë e vetme.

Familjarët dhe organizatorët e kësaj fushate u bëjnë apel të gjithë qytetarëve, mërgimtarëve dhe njerëzve humanë që të kontribuojnë, secili sipas mundësive.

“Bekimi ka punuar vetë në spital, duke u kujdesur çdo ditë për njerëzit që kishin nevojë. Sot është ai që ka nevojë për ne”, thuhet në thirrjen humanitare.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë në mbledhjen e shumës së nevojshme për trajtimin e tij. Ata që nuk kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht, ftohen ta shpërndajnë thirrjen, në mënyrë që ajo të arrijë te sa më shumë njerëz.

Bekimi ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Një familje pret, pesë fëmijë presin që babai i tyre të kthehet pranë tyre.

 

Lexuar: 82

Lajme te ngjashme

Agon Ferati: Rastet e Hagës për Maqedoninë nuk do të hapen

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

Protestë në Gjykatën e Kumanovës, 75 të punësuar kërkojnë dorëheqjen e kryetares Manev

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50

Lajmet e fundit

Kosova dhe Lugina e Preshevës bëhen bashkë në Nju Jork në takimet me kongresistët amerikanë

22 Shtator, 2026

Agon Ferati: Rastet e Hagës për Maqedoninë nuk do të hapen

22 Shtator, 2026

Trump përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

22 Shtator, 2026

Hapet konkursi i 48-të botëror i aftësive

22 Shtator, 2026

Thirrje humanitare për bekim shabanin nga kumanova – 45-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë

22 Shtator, 2026

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

22 Shtator, 2026

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

22 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.