Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Thirrje humanitare për bekim shabanin nga kumanova – 45-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë

22 Shtator, 2026

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

22 Shtator, 2026

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

22 Shtator, 2026

Protestë në Gjykatën e Kumanovës, 75 të punësuar kërkojnë dorëheqjen e kryetares Manev

22 Shtator, 2026

Mbyllet Konsullata e Kosovës në Strugë – ja ku do të kryhen shërbimet konsullore!

22 Shtator, 2026

“Jo në emrin tim”, më 1 tetor marsh paqësor në Prishtinë

22 Shtator, 2026

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

22 Shtator, 2026

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

22 Shtator, 2026

Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50

22 Shtator, 2026

VLEN: A po e bën Ahmeti Grubin kurban? Po punon që ai të dënohet!

22 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 22 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Protestë në Gjykatën e Kumanovës, 75 të punësuar kërkojnë dorëheqjen e kryetares Manev

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pauzën e mesditës së të martës, të punësuarit në Gjykatën e Kumanovës e shfrytëzuan për protestë. Mbi 70 administratorë dhe gjykatës para godinës së Themelores shprehen revoltën ndaj kryetares së Gjykatës Snezhana Manev. Kreu i Sindikatës së SPOGJ-it, përmendi fyerjet që i bëhen puntorëve.

 “Kafshë! Jevgë! Jeni të marrë – asgjë nuk dini! Do t’ju djeg! Do të ju vë nën këmbë! Së pari do të mbys e pastaj do ta lëshoj punën! Ju nga kjo gjykatë mund të dilni vetëm me ndihmë të shpejtë! Sharjet tjera që i ka bërë ndaj të punësuarave mua personalisht më vjen turp t’i them! Këto janë vetëm një pjesë e fyerjeve, të cilat i durojnë vite me radhë të punësuarit në Gjykatën Themelore të Kumanovës për vite me radhë nga kryetarja e kësaj Gjykate, Snezhana Manev”, tha Trpe Deanovski, Kryetar I Sindikatës SPOGJ .

Ankesa e firmosur nga 75 të punësuarit nuk është marrë parasysh nga Këshilli Gjyqësor, të cilit i bëjnë thirrje të ndërmarrin masa, përndryshe protesta do të radikalizohet me grevë disa ditore. Deanovski tha se punëtorëve u bëhet mobing, presion dhe kërcënime nga kryetarja e Gjykatës andaj kërkojnë dorëheqjen e Snezhana Manev.

 “Të punësuari disa herë i janë drejtuar Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, por deri më tani kryetarja nuk ka asnjë sanksion. Në parashtresën e fundit të të punësuarve drejtuar Këshillit Gjyqësor, erdhën dy përfaqësues të tyre në Themeloren e Kumanovës dhe në vend që t’i mbrojnë të punësuarit, ata i kanë marrë në pyetje nëse janë nënshkrimet e tyre në ankesë! Ndërsa nënshkrimet e 75 të punësuarve ishin në letër. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor të merr masa të menjëhershme të parashtresave dhe t’i mbroj ata, e jo kryetarët  e gjykatësit, të cilët e prishin imazhin e shtetit”, u shpreh Trpe Deanovski, Kryetar I Sindikatës SPOGJ .

Nga Zyra e kryetares së Gjykatës reaguan me kumtesë, duke hedhur poshtë pretendimet e të punësuarve në atë institucion të drejtësisë. Manev citohet të ketë thënë se reduktimi i numrit të punësuarve ndër vite nga 165 në 115, shkaku i pensionimeve, emigrimit dhe arsye tjera, ka shtuar volumin e punës dhe riorganizimi ka irrituar të punësuarit që kanë shkaktuar revoltën.

 “Unë jam gjykatëse për 21 vjet dhe 9 vjet jam Kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Nuk kam pasur kurrë probleme me punonjësit ose me organizatën sindikale. Pretendimet se atmosfera e punës është prishur nga sjellja ime e paligjshme dhe e papërshtatshme ndaj punonjësve, se procesi i punës është prishur nga unë, gjë që ka shkaktuar frikë, trazira, si dhe pasiguri se çfarë do të ndodhë të nesërmen, janë plotësisht të pasakta dhe të pavërteta. Ata DUHET të jenë plotësisht të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të tyre! Unë nuk pranoj asgjë më pak, as nuk bëj kompromise, pikë”, deklaroi Snezhana Manev, kryetare e Gjykatës themelore të Kumanovës.

Nga Kryetarja Manev në kumtesë apostrofohen edhe organizatorët e protestës si administratorja Marta Krashoviq, kryetari i sindikatës Srgjan Todoroviq, zyrtari Milton Manaki dhe disa të tjerë. Ajo thotë se sipas dispozitave të punës ka shqiptuar gjoba për moskryerje të detyrave, lëndë të cilat ende nuk janë të plotfuqishme derisa të shqyrtohen ankesat e Krashoviq dhe Manakit. Të punësuarit thonë se nuk do të ndalen së protestuari deri në dorëheqjen e kryetares Manev.

Lexuar: 111

Lajme te ngjashme

Thirrje humanitare për bekim shabanin nga kumanova – 45-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50

VLEN: A po e bën Ahmeti Grubin kurban? Po punon që ai të dënohet!

Lajmet e fundit

Thirrje humanitare për bekim shabanin nga kumanova – 45-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë

22 Shtator, 2026

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

22 Shtator, 2026

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

22 Shtator, 2026

Protestë në Gjykatën e Kumanovës, 75 të punësuar kërkojnë dorëheqjen e kryetares Manev

22 Shtator, 2026

Mbyllet Konsullata e Kosovës në Strugë – ja ku do të kryhen shërbimet konsullore!

22 Shtator, 2026

“Jo në emrin tim”, më 1 tetor marsh paqësor në Prishtinë

22 Shtator, 2026

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

22 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.