Ministri Agon Ferati priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Christoph Sommer, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në fokus ishin investimet, partneritetet mes kompanive, roli i SwissCham, mbështetja për start-up-et dhe trajnimi i studentëve. U theksua se lidhjet mes bizneseve dhe potenciali i diasporës mund të krijojnë mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.
Gjithashtu, u diskutua për programet zhvillimore zvicerane dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ferati falënderoi Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme në ekonomi, bujqësi, organizata joqeveritare dhe trajnime.

