Pediatrja Fatmire Alimi Maksuti është emëruar drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Emini, e cila e ka cilësuar emërimin si vlerësim për punën dhe profesionalizmin e dëshmuar të doktoreshës Alimi Maksuti ndër vite.
“Doktoreshë Fatmire është një mjeke pediatre e cila me punën e saj të palodhur, përgjegjësinë dhe humanizmin ka fituar besimin e pacientëve. Tashmë, këtë përvojë dhe përkushtim do ta vendosë në shërbim të drejtimit të një prej institucioneve më të rëndësishme shëndetësore në Kërçovë”, ka shkruar Adili Emini.
Ajo ka falënderuar strukturat e VLEN-it për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se përfaqësimi merr kuptim kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve.
Adili Emini i ka uruar Alimi Maksutit sukses në detyrën e re, duke shprehur pritjen që profesionalizmi i saj si mjeke të reflektohet edhe në drejtimin e Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë.

