Haraçina po ndryshon pamje: Parku i ri po merr formë, hapësirë moderne për fëmijët dhe qytetarët
Raporton Televizioni News
Punët në parkun e ri të Haraçinës po vazhdojnë, ndërsa hapësira dita-ditës po merr një pamje më moderne dhe më funksionale.

Sot ka filluar vendosja e lojërave të reja për fëmijë, si dhe e pajisjeve për fitnes të jashtëm, duke e pasuruar parkun me ambiente të dedikuara për argëtim, rekreacion dhe aktivitet fizik.
Kjo hapësirë po shndërrohet gradualisht në një vend ku fëmijët mund të luajnë, të rinjtë të merren me aktivitete sportive, ndërsa familjet dhe qytetarët të kalojnë kohën e lirë në një ambient të rregulluar dhe të gjelbëruar.

Vendosja e pajisjeve të fitnesit dhe e këndeve të lojërave është një tjetër fazë në realizimin e parkut, i cili synon të krijojë më shumë mundësi për rekreacion dhe jetë aktive për banorët e Haraçinës.
Me çdo punë të re, parku po ndryshon pamje dhe po afrohet gjithnjë e më shumë drejt përfundimit.
Nga një hapësirë e zakonshme, po krijohet një ambient i ri për komunitetin – për fëmijët, për të rinjtë, për familjet dhe për të gjithë qytetarët.

Puna vazhdon, ndërsa Haraçina po fiton një tjetër hapësirë publike që pritet të jetë pjesë e përditshmërisë së banorëve.
Parku po merr formë, ndërsa ndryshimi po shihet çdo ditë.

