Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Privohet nga liria një burrë nga Kumanova, dyshohet për kontrabandë me mbi 1 mijë artikuj

18 Shtator, 2026

Senatorja amerikane: Duhet t’ua bëjmë të qartë rusëve se NATO në Kosovë dhe EUFOR-i në BeH janë në gatishmëri të lartë

18 Shtator, 2026

Ziadin Sela më 17 shkurt propozoi ndërprerjen e Dhomave të specializuara dhe kthimin e lëndëve në gjykatat e Kosovës

18 Shtator, 2026

Arrestohet një person mbi fshatin Hotël të Likovës

18 Shtator, 2026

“Nuk kaloi në zebra”- Policia tenton ta ndalojë Aida Dërguti, ndërhyjnë qytetarët që po marrin pjesë në protestë

18 Shtator, 2026

Juristi amerikan: Gjykata Speciale u krijua për qëllime politike, duhet të shpërbëhet

18 Shtator, 2026

Spitalet gjermane përgatiten për luftë, rikthehen bunkerët e Luftës së Ftohtë

18 Shtator, 2026

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestën në Prishtinë: Shmangni sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth

18 Shtator, 2026

Komuna njofton: Protesta në Prishtinë mund të shkaktojë vonesa në transportin publik

18 Shtator, 2026

Spasovski: Drejtori Gajdov u punësua si shqiptar, ndërsa drejtor u bë si maqedonas

18 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 18 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI, partive maqedonase: Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BDI ka reaguar ndaj partive maqedonase lidhur me qëndrimin e tyre ndaj vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës ku u dënuar ish-krerët e UÇK-së.

Nga atje thonë se me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre bëjnë një gabim serioz duke përpjekur të barazojnë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Këto janë dy institucione juridikisht dhe institucionalisht të ndryshme. Tribunali për ish-Jugosllavinë u themelua në vitin 1993 me Rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si tribunal ndërkombëtar për krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë. Pikërisht në atë kuadër u gjykua edhe Ratko Mlladiqi dhe të tjerët për të cilin vendimi përfundimtar konfirmoi dënimet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Pikërisht kjo Gjykatë e konfirmoi pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë diçka tjetër: janë institucione të sistemit gjyqësor të Kosovës, të themeluara mbi bazën e një ndryshimi kushtetues dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, me seli të zhvendosur në Hagë. Vetë institucioni përcakton se Dhomat janë të bashkëngjitura me nivelet e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe e pasqyrojnë strukturën gjyqësore të Kosovës. Prandaj, nuk mund të përdoret rasti i Tribunalit të OKB-së për ish-Jugosllavinë si argument për të paraqitur çdo vendim të marrë në Hagë si të njëjtë në natyrë dhe në status juridik.

Poashtu, askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë një proces ende të papërfunduar gjyqësor me një verdikt politik. Respektimi i drejtësisë edhe në rastet kur është tjetërsuar dhe sajuar tërësisht, siç është rasti me vendimin e 16 shtatorit të vitit 2026, nuk nënkupton vetëm pranimin mekanik të një vendimi të shkallës së parë, por edhe respektimin e plotë të procedurës, të drejtës së ankesës dhe prezumimit të pafajësisë.

Drejtësia kërkon standarde të njëjta, por edhe saktësi juridike, dhe Hagë nuk do të thotë automatikisht i njëjti tribunal, i njëjti mandat dhe i njëjti status juridik”, thonë nga BDI.

Nga atje shtojnë se çdo përpjekje për ta politizuar drejtësinë, për të manipuluar faktet apo për të barazuar procese juridikisht të ndryshme vetëm sa i rrit tensionet dhe krijon terren për përplasje të panevojshme ndëretnike, të cilat askujt nuk i shërbejnë./Telegrafi/

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Privohet nga liria një burrë nga Kumanova, dyshohet për kontrabandë me mbi 1 mijë artikuj

Ziadin Sela më 17 shkurt propozoi ndërprerjen e Dhomave të specializuara dhe kthimin e lëndëve në gjykatat e Kosovës

Arrestohet një person mbi fshatin Hotël të Likovës

Spasovski: Drejtori Gajdov u punësua si shqiptar, ndërsa drejtor u bë si maqedonas

Ali Ahmeti: As gjykatat e Millosheviçit s’do ta kishin dhënë këtë dënim për krerët e UÇK-së

QMK: Në 24 orët e fundit, në Maqedoni janë regjistruar 13 zjarre në hapësira të hapura

Lajmet e fundit

Privohet nga liria një burrë nga Kumanova, dyshohet për kontrabandë me mbi 1 mijë artikuj

18 Shtator, 2026

Senatorja amerikane: Duhet t’ua bëjmë të qartë rusëve se NATO në Kosovë dhe EUFOR-i në BeH janë në gatishmëri të lartë

18 Shtator, 2026

Ziadin Sela më 17 shkurt propozoi ndërprerjen e Dhomave të specializuara dhe kthimin e lëndëve në gjykatat e Kosovës

18 Shtator, 2026

Arrestohet një person mbi fshatin Hotël të Likovës

18 Shtator, 2026

“Nuk kaloi në zebra”- Policia tenton ta ndalojë Aida Dërguti, ndërhyjnë qytetarët që po marrin pjesë në protestë

18 Shtator, 2026

Juristi amerikan: Gjykata Speciale u krijua për qëllime politike, duhet të shpërbëhet

18 Shtator, 2026

Spitalet gjermane përgatiten për luftë, rikthehen bunkerët e Luftës së Ftohtë

18 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.