Sot prita në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, z. Astrit Iseni, me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur dhe konstruktive për çështjet e sigurisë në Komunën e Haraçinës.

Gjatë takimit diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe institucioneve të sigurisë, forcimin e pranisë institucionale në terren dhe ndërmarrjen e masave konkrete për rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në shkolla, me qëllim që nxënësit, mësimdhënësit dhe i gjithë stafi arsimor të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një mjedis të sigurt, të qetë dhe të përshtatshëm për punë dhe mësim.
Biseduam gjithashtu për masat parandaluese, koordinimin më të mirë ndërmjet institucioneve dhe reagimin në kohë ndaj çdo shqetësimi që mund të cenojë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Si Komunë, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me institucionet kompetente dhe të kërkojmë zgjidhje konkrete për çështjet që janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Siguria e qytetarëve është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët. Për një Haraçinë më të sigurt, nevojiten bashkëpunim i vazhdueshëm, koordinim institucional dhe veprim në kohë.
Punë dhe vetëm punë, për një Haraçinë më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë./Televizioni News

