Në fund të protestës që është caktuar të mbahet sot në Sheshin Skënderbeu në Shkup, do të lirohen katër pëllumba nga kafazi, si simbolikë për lirimin e udhëheqësve të UÇK-së, njoftojnë për portalin Lideri.mk organizatorët e protestës nga Forumi Rinor Shqiptar.
“Protesta do të jetë krejtësisht paqësore, fjalime do të mbajnë Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha dhe Lirim Jashari, nipi i Ismet Jasharit-Kumanovës”, njoftuan organizatorët.
Protesta fillon në ora 18.

