Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Paskam qenë derr dhe do të më therte në shesh” – Mickoski përshkruan kërcënimet nga 39-vjeçari

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata ka caktuar tetë ditë paraburgim për 39-vjeçarin A.D. nga fshati Çerkez i Kumanovës, për shkak të kërcënimeve të drejtuara ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale.

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj tij për dyshime për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve, tha se kishte mësuar një ditë më parë për kërcënimet dhe se institucionet tashmë kanë ndërmarrë masat përkatëse.

“Kam mësuar dje për kërcënimet e shkruara në rrjetet sociale, se isha një derr dhe do të më therte në shesh. Ka drejtuar sharje ndaj meje dhe familjes sime. Unë jam megjithatë institucion. Institucionet kanë ndërmarrë kompetencat e tyre dhe, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi është siguruar, ndërsa më tej, përmes sistemit gjyqësor, do të dërgohet aty ku e ka vendin”, tha kryeministri.

” “

I dyshuari të premten kishte publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese në një postim në profilin e Mickoskit në rrjetet sociale.

Nga Prokuroria Publike njoftuan se 39-vjeçari dyshohet edhe për vepra të tjera penale që lidhen me krimin e dhunshëm, përfshirë dhunën dhe fajde, si dhe për një numër të madh kundërvajtjesh për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Prokuroria thekson se, bazuar në provat për sjelljen e mëparshme të të dyshuarit, bëhet fjalë për një person konfliktual, i cili vazhdimisht përfshihet në debate, kërcënime dhe përleshje fizike me persona të tjerë.

Për këtë arsye, prokuroria vlerëson se ekziston rrezik real që sjelljet e tij agresive të përshkallëzohen në vepra më të rënda penale, me pasoja që mund të rrezikojnë jetën.

Lexuar: 254

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.