Zemër për vendlindjen: Bujar Demiri mbështet KF Besën e Sllupçanit me fanellat e reja
Sllupçan – mbështetja për sportin dhe ekipin e vendlindjes vazhdon të dëshmohet edhe përmes kontributeve të bashkëfshatarëve. këtë herë, Bujar Demiri, i njohur edhe si Gorgi, ka bërë një gjest të veçantë për KF Besën e Sllupçanit, duke u përkujdesur për fanellat e reja të ekipit për sezonin 2026/27.
Nga klubi kanë shprehur mirënjohje të veçantë për këtë kontribut, duke theksuar se mbështetja e bashkëfshatarëve ka rëndësi të madhe për funksionimin dhe zhvillimin e ekipit.
“Falënderojmë nga zemra bashkëfshatarin tonë Bujar Demiri (Gorgi), i cili për sezonin e ri u përkujdes për fanellat e reja të ekipit tonë”, thuhet në falënderimin e klubit.
Nga KF Besa e Sllupçanit kanë vlerësuar gjestin dhe përkrahjen e Bujar Demirit, duke i uruar shëndet, fat dhe suksese në jetë.
Mbështetja e tillë nga bashkëfshatarët mbetet një vlerë e rëndësishme për sportin dhe për ekipet lokale, duke dëshmuar lidhjen e fortë të komunitetit me vendlindjen dhe klubin.

