Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pesë mënyra se si mendimet na lodhin, edhe kur asgjë nuk po ndodh

13 Shtator, 2026

Halil Geci: Protestat për lirimin e Hashimit nuk i ndyrshojnë provat e krimit nëse ka ndodhur

13 Shtator, 2026

Edhe të dielën vazhdon puna në Haraçinë:Daut Beqiri – rrugë pas rruge, do t’i rregullojmë të gjitha rrugët e Haraçinës

13 Shtator, 2026

Si në filmat horror: Polici në Bllacë është tërhequr zvarrë me automjet nga kontrabandistët e mallrave

13 Shtator, 2026

Kasami uron Albin Kurtin:Jemi pranë Republikës së Kosovës!

13 Shtator, 2026

Përplasje mes Arbër Ademit dhe Jeton Shasivarit për Kosovën: “Respektoni gjykatën” – “Turp duhet të kesh!”

13 Shtator, 2026

Nesër ulet çmimi i dizelit në Maqedoni falë uljes së TVSH-së nga 18 në 10 për qind

13 Shtator, 2026

Sali uron Kurtin në emër të Qeverisë së Maqedonise dhe në emër personal

13 Shtator, 2026

Izet Mexhiti uron Albin Kurtin për rizgjedhjen si Kryeministër

13 Shtator, 2026

Gani Geci: Lexojeni më vëmendje deklaratën e Rexhep Selimit, para Prokurorisë në Hagë (FOTO)

13 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 13 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Përplasje mes Arbër Ademit dhe Jeton Shasivarit për Kosovën: “Respektoni gjykatën” – “Turp duhet të kesh!”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deklaratat e ministrit të Drejtësisë së Kosovës, Jeton Shasivarit, lidhur me procesin gjyqësor që pritet të zhvillohet më 16 shtator, kanë shkaktuar reagim të ashpër nga deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Shasivari ka bërë thirrje që vendimi i gjykatës të respektohet, duke theksuar se në këtë proces nuk duhet të vendosin politika, emocionet apo presioni i rrugës.

“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata. Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës”, ka deklaruar Shasivari.

Sipas tij, në qendër të procesit duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë etnike, si dhe të drejtat e çdo të akuzuari.

“Për faktet, përgjegjësinë dhe fajësinë mund të vendosë vetëm gjykata, mbi bazën e provave dhe ligjit. Asnjë deklaratë politike nuk mund ta zëvendësojë vlerësimin gjyqësor të provave dhe as të paragjykojë fajësinë apo pafajësinë”, ka thënë ministri.

Shasivari ka theksuar se Kosova, sipas tij, nuk duhet të bëjë dallime mes viktimave dhe se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Një Kosovë që synon standardet evropiane nuk mund të zgjedhë cilat viktima do t’i dëgjojë dhe cilat do t’i harrojë. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Ministri ka kundërshtuar gjithashtu çdo formë të presionit politik mbi drejtësinë, duke kërkuar respektim të institucioneve dhe vendimeve gjyqësore.

“Prandaj, mesazhi im institucional për Kosovën është i thjeshtë: Respektoni gjykatën. Respektoni vendimin. Mbroni integritetin e institucioneve”, ka thënë Shasivari.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër Arbër Ademi nga BDI, i cili e ka akuzuar Shasivarin se me qëndrimin e tij po “barazon viktimën me agresorin”.

“Dje, mbi 100 mijë shqiptarë në Prishtinë kërkuan drejtësi për çlirimtarët: LIRI! Sot, një palo-ministër i Drejtësisë, që i thotë vetes shqiptar, barazon viktimën me agresorin”, ka shkruar Ademi.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Shasivarit, duke thënë se Kosova “i ka plagët ende të hapura” dhe se nuk ka nevojë për, siç i ka quajtur ai, “leksionet” e ministrit.

“Gospodine Shasivari, Kosova i ka plagët ende të hapura. Nuk ka nevojë për leksionet tua, aq më pak kur t’i dikton Karakamisheva, tutorja jote politike”, ka deklaruar Ademi.

Ademi ka akuzuar më tej Shasivarin se po kundërshton marshin e UÇK-së, ndërsa sipas tij, hesht ndaj deklaratave të bashkëqeveritarëve që “glorifikojnë Mlladiqin”.

“Shasivari bërtet kundër marshit të UÇK-së, hesht ndaj kolegëve që i ka në qeveri, të cilët glorifikojnë Mlladiqin”, ka shkruar Ademi.

Në fund, Ademi i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ministrit: “Edhe unë po ia jap një porosi: Jeton, këtë mesazh kthejua autorëve të tij, Serbisë! Turp duhet të kesh!”

Përplasja mes dy politikanëve vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, ndërsa debati publik rreth procesit gjyqësor dhe përgjegjësisë për krimet e luftës vazhdon të shoqërohet me reagime të forta politike.

Në qendër të debatit mbetet përplasja mes dy qasjeve: thirrjes për t’ia lënë vlerësimin e provave dhe përgjegjësisë gjykatës, dhe kërkesës për një qëndrim më të prerë politik ndaj asaj që një pjesë e opinionit shqiptar e konsideron si çështje të drejtësisë për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Gazeta Flaka

Lexuar: 130

Lajme te ngjashme

Edhe të dielën vazhdon puna në Haraçinë:Daut Beqiri – rrugë pas rruge, do t’i rregullojmë të gjitha rrugët e Haraçinës

Si në filmat horror: Polici në Bllacë është tërhequr zvarrë me automjet nga kontrabandistët e mallrave

Kasami uron Albin Kurtin:Jemi pranë Republikës së Kosovës!

Nesër ulet çmimi i dizelit në Maqedoni falë uljes së TVSH-së nga 18 në 10 për qind

Sali uron Kurtin në emër të Qeverisë së Maqedonise dhe në emër personal

Izet Mexhiti uron Albin Kurtin për rizgjedhjen si Kryeministër

Lajmet e fundit

Pesë mënyra se si mendimet na lodhin, edhe kur asgjë nuk po ndodh

13 Shtator, 2026

Halil Geci: Protestat për lirimin e Hashimit nuk i ndyrshojnë provat e krimit nëse ka ndodhur

13 Shtator, 2026

Edhe të dielën vazhdon puna në Haraçinë:Daut Beqiri – rrugë pas rruge, do t’i rregullojmë të gjitha rrugët e Haraçinës

13 Shtator, 2026

Si në filmat horror: Polici në Bllacë është tërhequr zvarrë me automjet nga kontrabandistët e mallrave

13 Shtator, 2026

Kasami uron Albin Kurtin:Jemi pranë Republikës së Kosovës!

13 Shtator, 2026

Përplasje mes Arbër Ademit dhe Jeton Shasivarit për Kosovën: “Respektoni gjykatën” – “Turp duhet të kesh!”

13 Shtator, 2026

Nesër ulet çmimi i dizelit në Maqedoni falë uljes së TVSH-së nga 18 në 10 për qind

13 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.