Në Kompleksin Memorial Dëshmorët e Kombit në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës do të ndezet “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ndezja e flakadanit do të organizohet në prag të shpalljes së vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që pritet të bëhet më 16 shtator.
Sllupçani ndez flakadanët në kujtim të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që me guxim e sakrificë u bënë pjesë e historisë së lirisë.
Kjo flakë nuk është vetëm një dritë që ndriçon rrugët, por simbol i kujtesës, krenarisë dhe mirënjohjes që brez pas brezi do të ruhet.
Fllakadani i lirisë ndizet, kujtimi mbetet, ndërsa emrat e Çlirimtarëve jetojnë përherë në zemrat tona. Lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve të lirisë! ![]()
Liri për çlirimtarët
Vendi :Fsh Sllupçan Kompleksi Dëshmorët e kombit -Pranë Lapidarit E premte 11.09.2026 ora 19:30 Ju mirpresim/Televizioni News

