Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

3 Shtator, 2026

Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

3 Shtator, 2026

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

3 Shtator, 2026

Viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, vdiq një 69-vjeçar nga Gazi Baba

3 Shtator, 2026

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

3 Shtator, 2026

Fatmir Zymberi ia kthen me “kamatë” Bujar Osmanit: “Këto gjashtë hapa, pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?”

3 Shtator, 2026

Teuta Arifi, kritikon ashpër Serbinë!

3 Shtator, 2026

Hoxha: 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë, u realizuan pagesat për drithërat

3 Shtator, 2026

Zv/ministri Sulejmani publikon dokument per paralelet shqipe ne “Penko”

3 Shtator, 2026

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara

3 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 3 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Teuta Arifi, kritikon ashpër Serbinë!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente7 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan Teuta Afiri

Askush nuk ka të drejtë të nënshtrohet – është një nga fjalitë e Hana Arend-it në veprën e saj Banaliteti i së keqes, një analizë autoriale mbi gjykimin për krime lufte ndaj Adolf Ajhmanit. Sipas Arend-it këto krime mund të personalizohen me fytyra të caktuara, por në thelbin e tyre janë krime të sistemeve të cilat ia dalin që të ndërtojnë një makineri vrastare e cila funksionon në mënyrë të përsosur dhe të cilit i nënshtrohet shumica duke u bërë kështu pjesë e kësaj makinerie. Një kamarier i dikurshëm apo një orëndreqës babaxhan përfundon si vrasës i civilëve të paarmatosur apo të fqinjëve të vet të deridjeshëm. Dhe kjo logjikë sistemore i bën të jenë identike krimet e kësaj natyre kudo në botë, pra edhe në botën tonë të vogël ballkanike.

Dhe ishte një vdekje ajo e cila na riktheu në të kaluarën që ne vetë edhe e jetuam, por që duke e harruar i bëjmë hyzmet iluzionit se mbase edhe nuk ka ndodhur, mbase edhe nuk e kemi parë e mbase vetëm e kemi ëndërruar. Një qasje kjo injorante e popujve akoma të parritur. Një vdekje e kriminelit të luftës Ratko Mladiq në qelitë e Hagës mbase do të na trazonte të paktën ne që përjetuam atë kohë dhe që mbajmë mend sjelljet e tij prej kapadahiu në lajmet televizive kur forcat e tij mbanin nën zjarr qytete të tëra e vrisnin njerëzit duke pritur në rradhë për ujë apo kur ngarkonin bashkëqytetarët e tyre të deridjeshëm në kamionët pakthim të vdekjes. Ashtu sikurse edhe Ajhmani, Ratko Mladiq ishte fytyra e personalizuar e një sistemi i cili krimin ndaj tjetrit për nga gjuha, kombi apo religjioni për shekuj të tërë e kishte instaluar si vlerë kombëtare, ideologji shoqërore dhe formë të veprimit shtetëror. Kryeministri i Serbisë dhe njëri ndër themeluesit e Akademisë Serbe të Shkencave, Vladan Gjorgjeviq, në vitin 1913 botoi në Lapcig librin e tij ku përshkroi shqiptarët si një bashkësi e paqytetëruar e cila duhet fshirë sa më shpejt nga Ballkani. Ky proces i spastrimit etnik cili filloi në vitet e para të shekullit XX dhe që vazhdoi pas strukturimit të mbretërisë jugosllave dhe që u mbështoll me letrën me ngjyra të vëllazërim-bashkimit socialist jugosllav, gjithësesi që do përfundonte me luftërat e përgjakshme në këto vende në fund të po këtij shekulli. Dallimi ishte që tani lajmet që transmetonte Kristine Amanpur i shihte dhe i dëgjonte bota kurse shënimet e Edit Durhamit dhe raportimet e Lev Trockit në fillim të shekullit nuk i lexonte njeri, sepse më se nëntëdhjetë përqind e popullatës ballkanase nuk dinte shkrim e lexim, ndërkohë që Europa politike kishte vendosur të lejonte që ballkanasit të zjenin mirë në tenxheren e tyre sepse në atë ndarje kaq të thellë kulturore mes Perëndimit e Lindjes, Ballkani ishte ajo lindja e nxehtë e Europës ku spastrimi etnik ishte gjëja më e zakonshme në botë. Dhe dallimi tjetër akoma më i madh ishte që këtë herë qendrat e fuqisë Perëndimore nuk do mjaftoheshin vetëm me leximin e raportit të komisionit Karnegi të vitit 1913 për spastrime etnike, e as që do mjaftoheshin duke parë lajmet në televizor, por do të intervenonin ushtarakisht e politiksht që një herë e përgjithnjë të ndalej kjo përgjakje ballkanase kurse personazhet e kësaj përgjakjeje të përfundonin jetën e tyre në një qeli Hage. Thjesht gjeopolitika kishte ndryshuar.

Ballkanasi ka raport mitik me vdekjen dhe një dashuri pasionante për të vdekurin. Dhe ky raport me vdekjen nuk ka të bëjë me periudhën pelazgjike kur ishim kërthiza e botës dhe ekuilibronim lehtësisht mes jetës e vdekjes. Ky ballkanasi i ri i pas shekullit XIX-të e do, e adhuron, e madhëron të vdekurin sepse e urren, nuk e përballon dot, e përul të gjallin. Se sa i mirë është një njeri e kupton kur vdes e kur thurren lavde për të sepse i gjallë mezi duket nga gurët e drurët që hidhen mbi të. Ballkanasi i përulet vdekjes absolute sepse vetëm supremacia e saj i tregon se si jeta i ka kaluar para hundëve e ai nuk e ka jetuar dot duke harxhuar kohën në gjëra të kota ordinere dhe pa mundësi për tu ripërsëritur. Ashtu si harxhon kot fjalë për atë se sa keq do bënte presidenti i Serbisë por ti organizonte varrim shtetëror kriminelit të luftës Mladiq. Realisht edhe duhet që ti organizojë varrim shtetëror duke qenë që fatkeqësisht Serbia as pas një shekulli e as pas tridhjetë vitesh nuk distancua nga e keqja. Përkundrazi, ka vazhduar të banalizojë të keqen deri sa ajo është bërë normale, ashtu si edhe është bërë normale të jesh pjesë e ushtrisë e cila vret e përdhunon civilë, të jesh pjesë e mediave që këtë e promovojnë si patriotizëm dhe të jesh pjesë e aparatit shtetëror i cili politikën ndërton mbi këto vlera. Të trajtosh si gjë normale e deri në banalitet që një kryeministër serb i cili dorëzon kriminelët në Hagë të vritet para zyrës së tij dhe ta bësh vrasësin e fëmijëve hero kombëtar e shtetëror. Dhe sipas Arend kjo është mënyra se si njeriu i zakonshëm bëhet vrasës, duke mësuar kë të vrasë e si të vrasë, dhe si ti realizojë të dy këto procese njëkohësisht.

” “

Në Banalitetin e të keqes, Arend prek dhe një moment të ndjeshëm, atë të bashkëpunimit të të nënshtruarve me autoritetin totalitar, duke përshkruar kështu një nivel tjetër të nënshtrimit. Dhe nuk mund e të mos pyesësh se ku e gjejnë komoditetin politikat shqiptare në Rajon për të fshirë memorjen kolektive të dhunës, padrejtësisë dhe nënshtrimit. Është shkurtpamësi politike që shteti i Kosovës të mos ketë të konstituuara institucionet legjitime dhe për dy vite të tëra të jetë në letargji institucionale, ashtu si edhe është shkurtpamësi politike ruinimi i ngadaltë por i sigurt i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Sepse kur pushojnë së veprurari neuronet mendore dhe nervat kurrizore, atëherë mbeten aktive vetëm gjëndrrat pështymore dhe të tilla janë bërë skenat politike shqiptare dhe opinioni publik on-line, me plot jargë e hiç debat. Dhe bile nuk munden as me pështy larg oborrit t’vet, e prandaj janë duke ngrënë kokën e njëri-tjetrit në kohë kur bota tanimë ka hyrë në një rend të ri gjeopolitik. Nëse madhërimi në heronj kombëtarë i kriminelëve të luftës tek serbët është rezultat i një sistemi shtetëror njëshekullor, të kontrolluar e totalitar, rezultat i cilit sistem është fenomeni aktual i relativizimit, fyerjes dhe bile nënçmimit të luftërave çlirimtare shqiptare të kohës më të re, të vetmet në historinë tonë që prodhuan rezultate politike dhe një partneritet serioz ndërkombëtar, gjithësesi duke mos injoruar gabimet politike të luftarëve të së djeshmes dhe politikanëve të të sotmes? Kjo dukuri është rezultat i fragmentarizmit tonë shekullor i cili ka prodhuar pashallëqe e krahina, diktatura gjeografikisht minore dhe ego të mëdha politike në territore të vogla, të cilat në pamundësi për të zotëruar e vepruar në skena më të mëdha kanë mbetur në baltën e vet krahinore duke ngrënë vlerat e veta historike dhe politike dhe duke u bërë gjithnjë e më pak të vlefshëm në rendin e ri gjeostrategjik. Këto ego politike të fragmentuara mbase e dijnë që kanë kaluar kohërat kur do na ngarkonin në trena e kamionë për të na dërguar në fundin e shtretërve të lumejve ballkanikë, por ama nënshtrimi, rrobërimi dhe diskriminimi kanë forma të veçanta e suptile të shprehjes në funksion të vetëshpërbërjes së memorjes kolektive për ta zëvendësuar të njëjtën me banalitetin e të keqes vetëshkatëruese dhe vetërrobëruese. Sepse kur ta vrasësh me dorën tënde luanin e shtëpisë, kanë me të ngranë qentë e komshisë./Telewvizioni News

Lexuar: 54

Lajme te ngjashme

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

Viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, vdiq një 69-vjeçar nga Gazi Baba

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

Fatmir Zymberi ia kthen me “kamatë” Bujar Osmanit: “Këto gjashtë hapa, pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?”

Lajmet e fundit

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

3 Shtator, 2026

Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

3 Shtator, 2026

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

3 Shtator, 2026

Viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, vdiq një 69-vjeçar nga Gazi Baba

3 Shtator, 2026

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

3 Shtator, 2026

Fatmir Zymberi ia kthen me “kamatë” Bujar Osmanit: “Këto gjashtë hapa, pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?”

3 Shtator, 2026

Teuta Arifi, kritikon ashpër Serbinë!

3 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.