Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë vizitës në kompanitë “Vitalia Nikolla”, “Polijesterdej” dhe “BB Kontinental Metal”, theksoi se mbështetja financiare shtetërore synon rritjen e investimeve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së kompanive vendore.
Durmishi tha se mbështetja publike duhet të japë rezultate konkrete dhe të matshme, përmes prodhimit më të madh, teknologjive të reja, rritjes së eksportit dhe krijimit të vendeve më cilësore të punës.
“Duam që çdo denar mbështetje publike të shndërrohet në investim të ri, produktivitet më të madh dhe vlerë të re ekonomike”, theksoi Durmishi.

