Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mënyra si vizatoni mund të zbulojë shenjat e Parkinsonit me deri në 99% saktësi

2 Shtator, 2026

Shpërthim në stacionin e trenit në Gjermani, të paktën dy të plagosur

2 Shtator, 2026

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Kurti largohet nga hyrja e pasme pa folur për media

2 Shtator, 2026

Ish kryeministrja kroate: Të bllokohen negociatat e Serbisë dhe Malit të Zi me BE-në për shkak të Mlladiqit!

2 Shtator, 2026

Presidenti Abdel Fattah El-Sisi pret në Kajro presidentin kinez Xi Jinping

2 Shtator, 2026

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

2 Shtator, 2026

Në Maqedoni ka 10,697 vende të lira pune!

2 Shtator, 2026

Abdixhiku i ashpër ndaj 6 deputetëve: Veprimi juaj i shkaktoi dëm vetëm LDK-së

2 Shtator, 2026

E rëndë në Kumanovë: 56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

2 Shtator, 2026

Mickoski: Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë

2 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 2 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Sveçla u shpall fajtor për veprën penale „Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, ndërsa për veprën „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare“ gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale.

Shkalla e dënimit ndaj Sveçlës do të bëhet e ditur më 8 shtator, kur është caktuar seanca ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.

Prokuroria gjatë procesit ka paraqitur prova, përfshirë një incizim ku shihet Sveçla duke aktivizuar dhe hedhur një bombolë me gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Mbrojtja e ka kundërshtuar vendimin. Avokati i Sveçlës, Laur Prenaj, tha se do të ushtrojë ankesë pasi të pranojë vendimin e arsyetuar të gjykatës.

Rasti lidhet me protestat e vitit 2018, kur deputetë të Vetëvendosjes dhe opozitës së atëhershme përdorën gaz lotsjellës në Kuvend, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Për veprën penale „Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, Kodi Penal parasheh dënim me burgim prej një deri në tetë vjet, ndërsa në rast të përdorimit kërcënues ose frikësues, dënimi mund të jetë deri në 10 vjet burgim dhe gjobë deri në 10 mijë euro.

Javën e kaluar, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, u shpall i pafajshëm në një rast të ngjashëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Lexuar: 70

Lajme te ngjashme

Shpërthim në stacionin e trenit në Gjermani, të paktën dy të plagosur

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Kurti largohet nga hyrja e pasme pa folur për media

Ish kryeministrja kroate: Të bllokohen negociatat e Serbisë dhe Malit të Zi me BE-në për shkak të Mlladiqit!

Abdixhiku i ashpër ndaj 6 deputetëve: Veprimi juaj i shkaktoi dëm vetëm LDK-së

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

Aksidenti tragjik në Shqipëri- Humb jetën gazetari 26 vjeçar Xhesjon Zogu

Lajmet e fundit

Mënyra si vizatoni mund të zbulojë shenjat e Parkinsonit me deri në 99% saktësi

2 Shtator, 2026

Shpërthim në stacionin e trenit në Gjermani, të paktën dy të plagosur

2 Shtator, 2026

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Kurti largohet nga hyrja e pasme pa folur për media

2 Shtator, 2026

Ish kryeministrja kroate: Të bllokohen negociatat e Serbisë dhe Malit të Zi me BE-në për shkak të Mlladiqit!

2 Shtator, 2026

Presidenti Abdel Fattah El-Sisi pret në Kajro presidentin kinez Xi Jinping

2 Shtator, 2026

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

2 Shtator, 2026

Në Maqedoni ka 10,697 vende të lira pune!

2 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.