Ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot në Shkup ka realizuar një takim me delegacionin e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës së Republikës së Polonisë, të kryesuar nga zëvendësministri Maciej Diszczyk.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Mariusz Brymora.
Në fokus të bisedimeve ishte avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë, menaxhimi i migracionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, si dhe forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale dhe operative.
Iseni theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet dy vendeve përbën një bazë të rëndësishme për zhvillimin e iniciativave konkrete të përbashkëta dhe përballjen sa më efikase me sfidat bashkëkohore të sigurisë.
Gjatë takimit, palët konfirmuan përkushtimin e përbashkët për thellimin e partneritetit dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete të fuqishme për më shumë siguri dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.
Televizioni News

