Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

1 Shtator, 2026

13-vjeçari lufton për jetën pas një sulmi në Çair, 5 persona e kanë sulmuar fizikisht me thika dhe shkopinj bejsbolli

1 Shtator, 2026

LVV dërgon thasë me mbeturina para Komunës së Prishtinës

1 Shtator, 2026

BDI krijon panik për projektin që vetë e la përgjysmë

1 Shtator, 2026

Daut Beqiri: Fillim i mbarë për vitin e ri shkollor!

1 Shtator, 2026

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

1 Shtator, 2026

Mickoski: Në Shkollën e mesme të policisë do të ketë paralele në gjuhën shqipe

1 Shtator, 2026

Adnan Azizi: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis për ta ndalur luftën, jo përmbushje e aspiratave shqiptare

1 Shtator, 2026

Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti pranoi që gjuha shqipe mos të figurojë në Kushtetutë, por të zëvendësohet me termin 20%

1 Shtator, 2026

Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen

1 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 1 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Adnan Azizi: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis për ta ndalur luftën, jo përmbushje e aspiratave shqiptare

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka rikthyer në debat çështjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke vlerësuar se marrëveshja e vitit 2001 nuk i përmbushi aspiratat e plota të shqiptarëve.

Azizi thotë se shqiptarët që morën pjesë në luftë nuk luftuan për poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare. Sipas tij, një pjesë e luftëtarëve që kundërshtuan mënyrën se si po zhvilloheshin proceset pas luftës përfunduan të vrarë, të burgosur ose të harruar.

“Ushtarët, veprimtarët dhe atdhetarët e UÇK-së nuk hynë në luftë për pushtet, poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare”, shprehet Azizi.

Ai përmend edhe Komandant Kushtrimin, Harun Aliun si një nga zërat që, sipas tij, kundërshtuan devijimin e qëllimeve të luftës dhe Marrëveshjen e Ohrit.

” “

Në këtë kontekst, Azizi i referohet edhe dëshmive të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gëzim Ostrenit, duke argumentuar se pas 25 vitesh duhet të rishikohet pa tabu mënyra se si është trajtuar Marrëveshja e Ohrit dhe proceset që e kanë shoqëruar atë.

“Ohri ishte kompromis për ta ndalur luftën, jo përmbushje e plotë e aspiratave shqiptare”, thekson deputeti i VLEN-it.

Sipas Azizit, Marrëveshja e Ohrit nuk solli realizimin e plotë të kërkesave shqiptare sa i përket gjuhës shqipe, flamurit kombëtar dhe trajtimit të shqiptarëve si të barabartë në shtet.

Debati për trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit rikthehet në vëmendje në prag të 25-vjetorit të nënshkrimit të saj, ndërsa Azizi kërkon që kjo periudhë të analizohet “pa frikë dhe pa mite”.

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

13-vjeçari lufton për jetën pas një sulmi në Çair, 5 persona e kanë sulmuar fizikisht me thika dhe shkopinj bejsbolli

BDI krijon panik për projektin që vetë e la përgjysmë

Daut Beqiri: Fillim i mbarë për vitin e ri shkollor!

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

Mickoski: Në Shkollën e mesme të policisë do të ketë paralele në gjuhën shqipe

Lajmet e fundit

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

1 Shtator, 2026

13-vjeçari lufton për jetën pas një sulmi në Çair, 5 persona e kanë sulmuar fizikisht me thika dhe shkopinj bejsbolli

1 Shtator, 2026

LVV dërgon thasë me mbeturina para Komunës së Prishtinës

1 Shtator, 2026

BDI krijon panik për projektin që vetë e la përgjysmë

1 Shtator, 2026

Daut Beqiri: Fillim i mbarë për vitin e ri shkollor!

1 Shtator, 2026

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

1 Shtator, 2026

Mickoski: Në Shkollën e mesme të policisë do të ketë paralele në gjuhën shqipe

1 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.